Klubi i futbollit Kukësi ka dorëzuar zyrtarisht këtë të mërkurë në Prokurorinë e Shkodrës padinë për këshilltarin Erogen Vaso, lidhur me akuzat që ky i fundit ka ngritur për trukimin e ndeshjes Vllaznia–Kukësi, takim i luajtur të shtunën e kaluar ne “Loro Boriçi”.
Ka qenë shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi si dhe juristi i klubit Arsen Selmanaj, të cilët pas dorëzimit të dosjes në kancelarinë e Prokurorisë, janë prononcuar mbi këtë çështje.
Mësohet se edhe klubi Vllaznia ka bërë një kërkesë në Prokurori që kjo çështje të hetohet dhe të mbyllen të gjitha aludimet e ngritura mbi trukimin e kësaj ndeshjeje.
Më herët ishte bordi mbikëqyrës i Vllaznisë dhe Kryebashiaku Luka që në një mbledhje urgjente analizuan situatën në tërësi duke kërkuar zbardhjen e plotë të saj, pasi nuk mundet që askush të njollosë emrin e Vllaznisë.

Kur korrupsioni dhe trukimet mbeshteten nga te fortit paditet akuzusi , kjo me kujton tregimin kur hajduti i lopes padit pronarin e lopes se nuk e ruajti lopen . Te gjithe e dine se ndeshjet e superliges po trukohen , shikoni kaseten e ndeshjes Vllaznia – Kuksi dhe flet vete trukimi i hapur .