Akuzat, Prokuroria thërret 6 ish-deputetët e opozitës

J L

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përfshinë në përplasje fizike me policët brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës, natën e 16 shkurtit janë vendosur nën hetim për veprime kundër efektivëve të policisë.

Paraditen e së mërkurës mësohet se Prokuroria ka thirrur për t’i pyetur rreth kësaj ngjarje, si dhe për t’u komunikuar akuzat gjashtë deputetëve, që siç është provuar me pamjet filmike kanë pasur përplasje fizike me efektivë të policisë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kështu mësohet se Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj do të paraqiten të enjten para prokurorit.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Deri kur do te shkelen ligjet e Demokracise nga rrugacet opozitare. Mendoni te ishte
    saLESHbisturiadocikaraxhicserborusipabese ,kryeminister cdo te ndodhte ?

  • Futjani koken ne morsete shpellareve. Vetem kjo eshte gjuha qe kuptojne talebanet Vicidoliste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *