Akuzohej për vjedhje në zonën e Kavajës, ky është 31-vjeçari që vrau veten në komisariatin e policisë në Kavajë (FOTO)

Amelda Amelda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qelitë e komisariatit të Kavajës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u varur.

Viktima është identifikuar si Ilvi Meta, i cili ishte ndaluar mesditën e kësaj të mërkure nën akuzën për vjedhje.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Lorenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen. Ndërkohë burime me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve. Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar”, thuhet në reagim.

Kjo është ngjarja e rëndë e dytë që ka ndodhur brenda një harku kohor shumë të shkurt. Vetëm pak javë më parë, në 28 mars të këtij viti, një 26-vjeçar i vuri flakën qelisë në Komisariatin e Kamzës, ku për pasojë humbi jetën, teksa 2 të tjerë mes tyre dhe një polic u asfiksuan. Hetimet zbuluan se 2 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës duke i lejuar të ndaluarit që të mbante në qeli një çakmak me vete, që shkaktoi një ngjarje me pasoja të rënda.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • 18 here I shoqeruar ne polici per vjedhje. Dhe 3 here I denuar per vjedhje shtepish…Perse ju te temes mereni me gjera kaq pa vlere…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *