Akuzohen për vjedhje e kultivim droge, arrestohen dy gra

Dita

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy gra, njëra për vjedhje me dhunë, ndërsa tjetrën për kultivim të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare sqarojnë se në pranga ka rënë M. Hasanaj, 26 – vjeç, banuese në Fratar të Mallakastrës. Ndalimi i saj u bë pas një urdhër ndalimi të lëshuar më 18 Korrik nga prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale ” Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Në pranga ka rënë edhe një tjetër grua, në këtë rast për kultivim të lëndëve narkotike. Ajo është D. Nuri , 57­-vjeçe, banuese në Lazarat. Ndalimi i saj u bë pasi në oborrin e banesës iu gjetën të mbjella 40 bimë kanabis.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *