Akuzohet për kërcënim, shoqërohet në polici juristja Eni Çobani

a.k.

Është shoqëruar në në komisariatin e policisë këtë mesditë juristja e njohur, Eni Çobani.

Report Tv mëson se ajo ka qenë në një sencë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës, kur e kanë shoqëruar.

Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim, ndërsa lajmëroi forcat e rendit. Mësohet se personazhi i njohur i ekranit, Eni çobani, po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.

Ka qenë shtetasja Rudina Islamaj, e cila ka denoncuar Eni Çobanin për kërcënim, duke kërkuar që të zbardhet audio-përgjimi. Mësohet se Islamaj dhe Çobani kanë debatuar gjatë një gjyqi në Apel, ku kanë shkuar uniformat blu dhe kanë shoqëruar juristen.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

a.k. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Oh c’u kenaqem.
    Po Eni Vasilin dhe tullacin Fevziu kur do te shoqerohen ne Polici, per presionin qe i be Xhiseles, keshtu i pafshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *