Akuzohet për përfitimin e 2000 hektarëve në zonën e Ishmit, paditet Elvis Cefa

redaktor

Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ka dorëzuar në prokurori një padi penale ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Elvis Çefa.

Ai akuzohet për konsumim të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Kallëzim penal është bërë edhe për shtetasin Shefqet Preza, përfaqësues i trashëgimtarëve të familjes Preza, për konsumimin e veprës penale,falsifikim i dokumentave.

Sipas njoftimit për shtyp ish-Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, Elvis Çefa përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij ka shkelur ligjin në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke sjellë pasoja negative për shtetin dhe duke i hapur rrugë abuzimit me pronën shtetërore.

Parashikohet se sipërfaqja e njohur, e bazuar në dokumenta të falsifikuara, të jetë 2000 ha dhe përllogaritet me një vlerë të përafërt 100 milion euro.

Sipas padisë, konstatohet  se ish-Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka patur dijeni për veprimet e realizuara nga subjektet e interesuara përmes falsifikimit dhe mashtrimit në dëm të pasurive shtetërore, duke shumëfishuar sipërfaqet e njohura për familjen Preza.

Çefa, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtoi Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga janari i vitit 2009 deri në gusht të vitit 2012, kohë kur u zgjodh me votat e mazhorancës së asaj kohe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Share This Article
5 Comments
  • Sa kane fallsifikuar keto qelbaniker bashke me gomarin qe kemi president dhe njerezit e gruas se tij..kane bere namin ne Durres dhe Tirane duke bere fallsifikime dhe mbivendosje e lloj lloj pislleqesh…dalengadale po ju vjen dita o qelbaniker ne burg do shkoni te gjithe dhe prona do shkoje te i zoti.

  • nga e kan mare kete lloj njeriu …………nga njerzit me prapambetje mendore ?? se per ate zot ………..ta shohi kush ne rruge …….o do kerkoj ti japi doren te kaloj rrugen …….o do te iki nga frika ………vaj medet o shqiperi ….ku u katandise ti …….

  • Njeri vjedh 2000 hektare e ia dhuron gruas, sikur e ka mallin e gjyshit. Tjetri vjedh 350 km det e ia dhuron grekut. I treti vjedh direkt bangen. C’po behet ne kete ciflik te ndyre te PD-PS?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *