Marjana Çmeta, e cila akuzohet për vrasjen e vjehrrës, Lirie Lami, në maj të 2017-ës ka dhënë sot dëshminë e radhës në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në dëshminë e saj ajo tha se nuk ka pasur debate më herët me vjehrrën apo me ish bashkëshortin Oltjan Lami.
Për sa i përket regjistrimit që i pandehuri Hysen Shehu i ka dorëzuar Prokurorit, Çmeta u shpreh se kur kam lexuar ato fjalë, m’u duk se ishin fjalët e dikujt tjetër.
Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe Hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën, por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.
Pas përfundimit të deklaratës prokurori në një kërkesë bërë treshes gjykuese, kërkoi kundërshtimin e pjesshëm te deklaratës së dhënë nga e pandehura. Avokati mbrojtës u shpreh kundër kësaj kërkese, por ishte gjykata ajo që e la në fuqi.
Po ashtu një provë e re e siguruar ishte një film në USB e Marjanës, ‘Vrasja e magjistarit’, film i cili sipas të pandehurën Çmeta është futur ne USB nga ish-bashkëshortit Oltjani.
b.b/dita
