Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion” ka akuzuar policinë e shtetit se nuk ka reaguar në kohë për protestat e dhunshme të 8 Janarit, pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme nga ana e tij.
“Kam njoftuar zv drejtorin e Policisë, e kam telefonuar dhe mbi bazën e kërkesës të disa kolegëve i kam kërkuar që të ndërhynte. Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë drejtorin e Policisë së Shtetit 4 herë dhe pasi kishin mashtruar delegacionet ndërkombëtar… Pasi kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, më ka kërkuar që të dërgojë shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik.
Për sa i përket ndërhyrjes së policisë, Bardhi u shpreh se ka qenë ndërhyrje e vonuar dhe brutale nga na e tyre.

“Së pari policia ishte e vonuar dhe ndërhyrja ishte brutale dhe ka rrezikuar jetën jo vetëm që ata ishin jashtë, por dhe ata që ishin brenda godinës. Ne që ishim brenda nuk dinim ku të shkonim, pasi kishte shumë gaz”
Menjëherë pas këtyre deklaratave të bëra nga Gazmend Bardhi ka reaguar policia e shtetit në Opinion në TV KLAN duke thënë se policia hedh poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.
“Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politike.
Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.
Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022.
Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë”, deklaron Policia e Shtetit.
a.m/dita

Bravo policia,.Ju i shpetuat,se do i kishin grire horrat e Berishes,.Po ku di nder ky lloj soji..Keta jane te gjithe njelloj.Berisha do vije prape,,Lerini !
POLICI NDERHYRI NE MOMENTIN E DUHUR KUR KRIMI I SALI BERISHES U BE FLAGRANT.
A DO TE KENE FUQI PROKURORIA DHE GJYKATAT TE COJNE KETE KRYEKRIMINEL E KRYEHAJDUT PRAPA HEKURAVE -KJO MBETET PROVA E ZJARRIT TE DREJTESISE SHQIPTARE.
E po me këto që thotë ky BABALE GAZI , e gjiths kjo paska qënë lojë për të implikuar policinë , shtetin , për të krijuar viktima e më pas akuza kunder shtetit , natyrisht dhe nje barazim me 21 janarin .
Paska patur të drejte çanta e Takut , për E A , po të ishte realizuar ai plan , Gazi do qe i pari që do akuzonte policinë për vrasjen e tij , mbasi ne po mbroheshim në mënyrë paqësore , s’kishte punë policia , mbasi dhe FOLTORJA po shkatëronte në mënyrë paqësore !