Al-Baghdadi kërcënon edhe Arabinë dhe për herë të parë edhe Izraelin

Saimir Lleshi

Grupi militant Shteti Islamik ka lëshuar një mesazh të ri, që supozohet se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi. Në mesazhin 24-minutësh, al-Baghdadi thotë se “kalifati” i tij po funksionin mirë dhe se sulmet ajrore të Rusisë dhe të koalicionit që udhëheq SHBA-ja nuk kanë mundur të dobësojnë grupin.

Ende nuk dihet vërtetësia e mesazhit të hedhur në Twitter. Mesazhi po ashtu kritikon përpjekjet e Arabisë Saudite për të ngritur një koalicion të vendeve myslimane kundër Shtetit Islamik.

Ai u bën thirrje qytetarëve sauditë që të ngrihen “kundër tiranëve femohues dhe të marrin hak për popullin në Siri, Irak dhe Jemen”.

Folësi në mesazh është zotuar se do të sulmojë edhe Izraelin, kërcënim që bëhet ndoshta për herë të parë. Mesazhi i fundit online, që thuhej se vjen nga al-Baghdadi, është postuar në muajin maj. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *