Këngëtari i madh Italian Al Bano Carrisi mbushi 70 vjeç më 20 maj. Shoqata me emrin e tij në Vlorë, organizoi një festë të posaçme në një nga lokalet turistike në Llogara. Me këtë rast iu bë dhe një ftesë këngëtarit të merrte pjesë, por për arsye të axhendës ai dërgoi një letër me premtimin se do të jetë në Shqipëri pas zgjedhjeve dhe do të japë një koncert në qytetin e Sarandës
Letra e Al Banos
Me rastin e 70 vjetorit të lindjes, shoqata ftoi këngëtarin për të festuar bashkë në Llogara, ashtu sikurse u bë edhe për 65 vjetorin, si dhe për të dhënë koncert në Sarandë, por Al Bano është përgjigjur:
“Ju faleminderit për ftesën. Ju dua shumë. Më vjen keq që nuk do të ndodhem midis jush në këtë festë që kini organizuar. Por do të jem aty me këngët e mija. E kam në zemër Shqipërinë. Po ju dërgoj verë që të festoni ditëlindjen time, që është edhe gëzimi i fansave të mi në Shqipëri. Do të takohemi në Sarandë, qytetin ku qëndroi im atë ushtar, për të dhënë Koncert në nderim të tij dhe qytetit turistik, por pas përfundimit të zgjedhjeve. Mezi pres të takohemi.
Juaji
Al Bano Karrisi
Celino San Marko
Lidhjet e Al Banos me Shqipërinë
Unë që drejtoj këtë shoqatë kulturore,kam qenë dhe mbetem një ndër adhurueset e lidhura shpirtërisht me këngën e Al Banos dhe jetën e çiftit, që admirohej në të gjithë botën. Kjo lidhje shpirtërore zë fill në vitet 70, periudhë që isha studente në Universitetin e Tiranës, kohë kur Al Bano shpërtheu me talentin e tij në San Remo. Këngën e tij e dëgjoja fshehurazi në një radio të vogël,që ma kish dhuruar nëna,por nuk më mjaftonte kjo .Me një shoqen time studente, shkonim në redaksinë e revistës ” Pionieri” dhe kryeredaktori, poeti i shquar Xhevat Beqaraj na linte të ndiqnim në televizion fshehurazi nga stacionet italiane festivalin e Sanremos, këngët e Al Banos. Kujdesi ynë dhe këshilla e njeriut të artit, ishte që të mos ngrihej zëri, pasi gati në një mur të përbashkët ishte vila e Eleni Pashkos, gruaja me funksion të lartë në strukturat e kohës.
Al Bano në Tiranë, takimi me Kadarenë
Nga im vëlla Alushi, që punonte në KQ të PPSH dhe kish miqësi të ngushtë me Hekuran Isain dhe Llambi Gegpriftin, që ishin respektivisht Ministër i Brendshëm dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, mësova se do të vinin për të dhënë koncert në Tiranë Al Bano dhe Romina. Bëhet fjalë për vitin 1989. Kërkova ndihmën e tyre, për të më krijuar mundësinë, që t’i takoja në Hotel “Dajti” ku ishin sistemuar, por askush nuk ma vuri veshin.
Mora vesh se kishin shkuar për vizitë në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, ndaj u ngjita tek mikesha ime e vjetër Helena, për të marrë përshtypjet e takimit të tyre me çiftin e këngëtarëve. Ajo ishte befasuar që Al Bano njihte Shqipërinë dhe kish folur me detaje për romanin “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”.
– Kjo, na shtoi më shumë dashurinë për atë çiftin famoz, që na ftoi për vizitë – tha e emocionuar shkrimtarja Helenë dhe më tregoi fotot, që kishin bërë bashkë, ndërsa unë, nuk pata asnjë mundësi së paku për t’i parë nga afër.
Vizita e parë në shtëpinë e këngëtarit
Al Bano na priti në sallonin e pritjes të vilës së tij në katin e dytë,duke fishkëllyer melodinë e këngës ‘Saranda Okinava”. Pas pak mbërriti edhe Romina e veshur me një bluzë sportive ngjyrë vjollcë. Kisha mësuar mirë italishten, madje bllokun e leksioneve e kisha me vete. Dëshiroja dhe ndjehesha e sigurt që të komunikoja nga afër me këngëtarin, t’i thosha një fjalë më shumë…
Çasti më emocional, triumfi im ishte, kur çifti i këngëtarëve pëlqyen kostumet kombëtare, që ju solla dhe i veshën menjëherë. Al Bano kishte kostumin e Devollit, kurse Romina të Shqipërisë së Mesme.
Vizitat e Al Banos në Shqipëri
Vizitën e parë këngëtari italian e ka bërë në vjeshtë të vitit 1985, së bashku me prindërit e tij, me insistimin e të atit, Don Karmelo, që kërkoi të shihte vendin ku kish qenë ushtar.
– Për herë të dytë këngëtari erdhi më 17 shtator 1989, për të dhënë koncert në stadiumin “Qemal Stafa” dhe Pallatin e Kongreseve.
– Herën e treta, i ftuar nga shoqata Kulturore, që ka emrin e tij, më 7 nëntor të vitit 2004, dha koncert në pallatin e kongreseve, si dhe bëri vizitë në qytetet e Krujës dhe të Vlorës.
– Vizita e katërt, në Vlorë, më 1 maj të vitit 2008, ku bashkë me fansat e tij Albano festoi 65 vjetorin e lindjes. Në këtë dite të shënuar këngëtarit ju dha “Mirënjohja e Qytetit të Vlorës” nga bashkia si dhe u promovua libri “Al Bano dhe Albania”.
8 qershori i vitit 2009, shënon ardhjen e pestë të këngëtarit. Presidenti i Republikës z. Bamir Topi i dha këngëtarit të famshëm titullin e lartë “Nënë Tereza”
Në shtator po të vitit 2009, këngëtari i ftuar nga kryetarja e shoqatës “Al Bano Karrisi”, dha koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e 20 vjetorit të koncertit të parë, që dha në Shqipëri në shtator të vitit 1989. Ky ishte kthimi i gjashtë i këngëtarit.
Kanë thënë
Karmelo Karrisi (Babai i Al Banos):
Dashuria për Shqipërinë, bujaria e këtyre njerëzve të mirë, më kanë lënë mbresa të pashlyera. Ky është shkaku që fëmijës tim të parë, që lindi më 20 maj 1943, kur unë isha në Shqipëri, i vura emrin Al Bano. Jam i lumtur që e shkela përsëri atë vend, pashë Gjirokastrën,Tepelenën, Vlorën, Sarandën, se do të më mbetej gozhdë, sepse e ndjeja, që po verbohesha…
Falënderoj tim bir që ma plotësoi këtë dëshirë timen.
Iolanda Karrisi (Nëna)
Shqipëria ka qenë e pranishme gjatë gjithë jetës sime bashkëshortore me Karmelon. E zinte në gojë shpesh, dhe më tregonte kujtimet e tij gjatë luftës atje. Kur e pashë me sytë e mi Shqipërinë, u befasova dhe i dhashë të drejtë Carmelos, që mburrej me ata njerëz bujarë e shpirtmirë. Ti je vajza jonë dhe derën e ke të hapur, pse na nxjerr edhe mallin për Shqipërinë.
Al Bano Carrisi
Dashurinë për popullin shqiptar dhe për atë tokë, ma ka mëkuar im atë, qysh kur isha fëmijë. Kur u rrita mësova më shumë, për kulturën e këtij populli të lashtë.
Erdha në Shqipëri në momentin e përshtatshëm, kur regjimi po binte dhe pritja e publikut, ishte mahnitëse. Nuk e kisha menduar kurrë se do të më donin aq shumë shqiptarët dhe për këtë fakt ndjehem krenar. Kam shumë miq, vlerësoj bregdetin shqiptar, dua të pushoj në Vlorë ku më presin fansat e mi, por të ngjitem edhe në Llogara. Vlora, Shqipëria prej kohësh janë në zemrën time. I uroj këtij vendi begati e përparim, pasi jam i lidhur shpirtërisht me atë popull të lashtë, me të cilin na ndan vetëm deti.
…Për mua,Shqipëria është një vaksinë në trupin tim dhe tërë jetën, kudo që vete nëpër botë, Shqipërinë e kam me vete. Është emri im.

Albanos I uroj jet te gjat,dhe shpreh mirenjohje per burrin e nenes se tij( I cili ishte ne Shqiperi gjat viteve te luftes 40-44) qe I vuri emrin Albano djalit te gruas.
Pershendetje nga Rimini.Nga zemra i uroj ditelindjen Al Banos se madh, kengen e tij e admirojne prinderit e mij, ndaj me kane vene emrin Albano.Urim nga zemra percjell edhe per kryetaren e shoqates “Al Bano Karrisi” ne Vlore, gazetaren Zenepe Luka, qe ka mundur te zhvilloje kaq shume aktivitete dhe ta sjelle ne Shqiperi disa here kengetarin e madh italian.
Jam i lumtur qe lexova kete shkrim, si shume te tjera qe gjenden ne internet, fale organizimit dhe publikimit te Zenepe Lukes. Je e madhe moj gazetare, shkelqen nga te gjitha anet.
Albano nga Vlora qe jetoj ne Rimini
Gazetaria Zenepe Luka , si thote dhe nje tjeter qytetar , eshte vertet nje gazeta re e zonja dhe ka bere shume shkrime kurajoze ne kohe te veshtitra per Vloren dhe Shqiperin.Une e vleresoj per sa kam lexuar.Sot lexova per Albano Karizin.Mire por ngjarjet , ndodhite duhet te tregohen te plota seppse kur seleksionohen dhe tregohen pjesore nuk dihet perse behen , nga mos dija apo peer qellime politike apo mos dija,Ardhia e tij e pare me prinderit , eshte nje histori me veht dhe po ashtu dhe koncerti i pare ne stadium.Me gjitheatew une ju uroj per nisiativen e shoqates tuaj dhe Albanops i uroj edhe nje qind
Jorgo, ka shume materiale ne internet per Al Banon dhe shoqaten “Al Bano Karrisi’, per librat qe jane shkruar per te dhe aktivitetin ne Shqiperi..Une kam gjetur edhe materiale me aktivitete qe jane bere edhe ne Itali.Ne mos gabohem ka libra “Al Bano dhe Albania” etj.
Tere kete pune e ka bere shoqata Albano dhe Romina qe eshte ne Vlore, qe eshte themeluar dhe drejtohet nga gazetarja e Vlores Zenepe Luka.
Une jam vlonjate dhe e di se ku ndodhet lokjali Albano dhe Romina, afer Tregut te Orizit.
Besoj te dhashe nje informacion te vlefshem, me qe je i interesuar,
Shpresojme qe Sala te mos beje rremuje.
Edhe 100 vjeç Al Bano. Une jam nga te paktet qe e kam takuar Al Banon ne Gjirokaster ne vitin 1985 kur ka ardhur per here te pare.Kam edhe nje foto me te sigurisht dhe autograf nga dora e tij.Al Bano ka patur doren te fashuar. Kam dhe nje kujtim jo fort te mire se pasi shperndava disa fletepalosje qe mi dha Al Bano, kam ndejtur per tre ore ne Komitetin e Partise te asaj kohe duke u marre ne pyetje.Takimi i dyte ka qene ne vitin 1989 ku isha prezent ne pritjen e tij ne Rinas dhe ne 2 koncertet ne Pallatin e Kongreseve dhe Stadium. Kam marre prej tij dhe Romones nje disk me autografet e tyre.Eshte nje njeri i jashtzakonshem dhe shume miqesor.
Albanon ,keshtu do ta shkruaj ,e kemi sipatizuar dhe e nderojme se ka ditur te sensibilizoje popullin e Vlores .I kam jetuar me kenaqsi castet kur ai perjetonte bashke me ne tragjedine shqiptare te tranzicjonit .Por jehona e Al Banos nuk arriti te cimentohej ne shpirtin e Vlonjatve. Politikat e shtrembeta te 97 e detyruan qe Al Banua te stepet .Tragjedia e Otrantos si dhe disa fije te dyshimta me Italine zbehen entuzjazmin e Vlonjatit per nje miqesi te perhershme me te dhe Italine fqinje.
Me keto nuk dua ti mohoje Al Banos motivet e dashurise qe ka percjelle per Vlonjatet dhe shqiptaret ne pergjithesi.I uroje edhe shume vite te lumtura per ti ndare me ne .Do te me pelqente ti kthehet koncerteve ne Vlore .
Urime Al Banos , kengetarit gjenial, qe shqiptaret e duan shume.Eshte nje miqesi qe themelet i hodhi babai i tij, Karmelo.Urime edhe gazetares Luka, qe krijoi kete shoqate dhe ka zhvilluar shume veprimtari ne Vlore, ne Shqiperi dhe Itali.
Ku ti gjesh gra te tilla, njeres te tille qe ne kete kapitalizem te eger, ku pushtetaret vjedhin, te punosh vullnetarisht, ne interes te shoqerise.
Al Bano duhej te ish vleresuar me shume nga shteti shqiptar, se eshte ai qe hapi dyerte e demokracise ne Shqiperi, kur ende regjimi ishte ne kembe.Mesazhi i tij ishte i madh me Liberta.