Al Jazeera e Ballkanit: Haradinajt i është refuzuar viza amerikane

DITA Online

Sipas “Express“, Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar sot se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Dhe, se sanksione mund të ketë edhe tutje, nëse nuk hiqet kjo taksë deri më 21 janar, ultimatum i dhënë për Qeverinë e Kosovës.

Al Jazeera Balkans shkruan se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mori një vizë amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punën e një konference mbi Ballkanin në fillim të shkurtit.

Ndërsa, gazetari i Al Jazeera Ballkans, Ivica Puljić, raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt.

Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi për rrjetin televiziv se Haradinaj nuk kishte marrë një vizë hyrjeje për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjes dhe Herzegovinës.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët.

Sot, kryeministri i Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me garancitë ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të rezultojë në njohjen e Kosovës

 

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Mire ja ben ketyre kelyshave te rusit.Bravo te qofte por mos harro zoteri se eshte populli i pafajshem qe po vuan dhe jo liderat serb.jJemi njerez mbi te gjitha

  • Ramushi duhet te gjeje forca, energji, dhe mencuri, si deri tani, per ta zbrapsur ofensiven kunder integritetit teresor te Kosoves. Te pakten per kete vit, duhet manovruar, kombinuar me vendosmerine e deritanishme. Shqiptaret e Dy shteteve duhet te shtrengojne radhet krah njeri tjetrit. Te bejme ate qe vete e kemi ne dore.

  • Zoterinj redaktor, lexojeni me kujdes kete lajmin e mesiperm . Eshte per te ardhur keq, ka perseritje
    kaq pa lidhje llogjike sa qe lexuesi i zakonshem
    mendon se ka te beje me analfabete ne perpilimin
    e nje lajmi qe duhet te jete: i qarte, konciz dhe te
    evitohen perseritjet……!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *