Paraditen e sotme kudo në Gjermani u hapen të gjithë alarmet e mundshme. “Dita ndërkombëtare e alarmit” u bë për qëllime testimi dhe kudo që të ishin njerëzit dëgjuan zhurmat e tyre në të njëjtën kohë.
Gjermanët perëndimor, që i kanë kaluar të 40-at e kujtojnë zhurmën e sirenave të alarmit. Asokohe, gjatë Luftës së Ftohtë ai tingull do të dëgjohej në rast se diku pranë lagjes kishte rënë zjarr. Të gjithë do të zgjoheshin, zjarrfikësit të parët dhe secili do të bënte punën e tij.
Dikur, shpërthimi i alarmeve për qëllime testimi ishte edhe më i frikshëm se ky që ndodhi sot. Zhurmat e tyre sot do të ndryshuan hera herës, me tone të ulëta dhe të larta, në një kohë fare të shkurtër.
Pavarësisht kësaj, dekada më vonë është krejt ndryshe. Berlini nuk mbështetet vetëm tek sistemet e alarmit për t’i shpëtuar rreziqeve. Kryeqyteti gjerman, që është gjithashtu vendi më i madh atje me rreth 3,7 milionë rezidentë, ka mënyra të tjera për të paralajmëruar një situatë rreziku.
NINA (një aplikacion paralajmërues) do të fiket vetë nëpër telefonat që ka qenë instaluar më parë.
Sot njerëzit u detyruan të ndërpresin pak aktivitetet e zakonshme, sepse u shpërqendruan nga testi i alarmeve, por ekspertët njoftojnë se nuk ka asnjë efekt negativ tek populli.
a.t / dita
