Nga Shaban Murati
Kur politika shqiptare e ka kthyer Shqipërinë në një shtëpi, që i ka rënë zjarri, fqinjët tanë jo vetëm po ngrohen tek ky zjarr, por po presin që t’i bien muret dhe t’i prishen kufijtë shtëpisë së Shqipërisë dhe ata të përfitojnë të marrin përsëri ndonjë copë si në 1913. Kjo është strategjia e re greke në krizën tonë të re, për të përfituar nga viti i mbrapshtë në Shqipëri, nga politika e mbrapshtë dhe nga populli i mbrapshtë.
Publikisht doli ministri i jashtëm i Greqisë, Giorgos Katrougalos, në 24 qershor dhe kërkoi “vetëvendosje” për minoritetin grek në Shqipëri,që praktikisht është jetësimi i projektit famëkeq të “Vorio Epirit”.
Në faqen zyrtare të MPJ të Greqisë lexoni deklaratën e tij në 24 qershor: “Përsa i takon mbrojtjes së të drejtave të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri është hera e parë që në vendimin e Këshillit të Çeshtjeve Europiane (të BE) është vendosur njëlidhje e qartë midis perspektivës europiane të Shqipërisë dhe respektit për të drejtën e vetëvendosjes, (self-determination), për minoritetin”.
Ministri i jashtëm i Greqisë jo vetëm që e shpall vetëvendosjen e minoritetit grek si kusht të votës greke për Shqipërinë në BE, por edhe e paraqet sikur ky kusht i ri për herë të parë në histori është bërë vendim i mbledhjes së ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian më 18 qershor. Natyrisht do të ishtetronditëse, nëse BE do të bënte një hap të tillë të paimagjinueshëm.
Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi të bëjmë me një spekullim diplomatik,politik, juridik dhe linguistik të ministrit të jashtëm grek, që tenton ta servirë me etiketë europiane strategjinë e re të Greqisë për t’i imponuar Shqipërisë vetëvendosjen e minoritetit grek, pra vënien në jetë të “Protokollit” të vdekur të Korfuzit të vitit 1914.
Së pari, për të sqaruar lexuesin dhe për t’i dalë përpara konfuzionit, që mund të duan të krijojnë idiotët e dobishëm të Greqisë në Tiranë, po sjellim përkufizimin e termit“self-determination”, sipas Fjalorit të avancuar të anglishtes të Oksfordit, botimi i pestë, 1995, fq.1066: “self-determination është e drejta e një kombi, vendi, etj.për të vendosur çfarë forme qeverisje do të ketë ose nëse do të jetë i pavarur nga një shtet tjetër ose jo”.
Së dyti, po theksojmë se nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe e ligjit ndërkombëtar, dhe siç është sanksionuar në dokumentet themelore ndërkombëtare që nga Karta e OKB e deri tek Karta e Helsinkit, (të nënshkruara edhe nga Greqia), e drejta e vetëvendosjes u njihet vetëm popujve dhe jo minoriteteve. Kriza shqiptare ia rriti oreksin territorial Athinës dhe doli me kërkesën për vetëvendosje të minoritetit grek në Shqipëri, i cili sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2011 ështëgjithë-gjithë 24,242 vetë.
Ministri i jashtëm i Greqisë, i cili është edhe jurist dhe për më tepër e paraqet veten në biografinë e tij zyrtare edhe si hartues i Kushtetutës së Shqipërisë të vitit 1998, e din fare mirë që e drejta e vetëvendosjes është e drejtë vetëm e popujve. Ai harron se precedenti, që ai tenton të krijojë me Shqipërinë, mund ta shtyjë Turqinë të kërkojë vetëvendosje për minoritetin kombëtar turk në Greqi, i cili është gjashtë herë më i madh në numur se minoriteti grek në Shqipëri.
Mirëpo ministri e din se ka përballë një shtet me një politikë të jashtme servile ndaj Athinës gjatë 30 viteve, një shtet që instiktin e vetëmbrojtjes shtetërore dhe kombëtare e ka në nivelin me të ulët ballkanik. Ndaj ministri i jashtëm grek i lejon vetes një spekullim të palejueshëm për nivelin e lartë zyrtar të postit të tij. Ai e degradon diskursin deri në atë shkallë, sa që pretendon të paqenën, se gjoja vetëvendosjen e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë e paska bërë vendim mbledhjae ministrave të jashtëm të BE në 18 qershor 2019,madje jep si referecë konkluzionet e kësaj mbledhjeje.
Jo vetëm nje diplomat, por edhe një lexues i thjeshtë e ka të lehtë të futet në faqen e BE dhe të lexojë tekstin e plotë të konkluzioneve të Këshillit Europian të Çeshtjeve të Përgjithëshme të 18 qershorit 2019 , i cili nuk e përmend në asnjë rresht të komunikatës fjalën “vetëvendosje”, pa le më ta përmendë si një e drejtë e minoritetit grek në Shqipëri.
Në pikën 5 të komunikatës, që u drejtohet të gjitha shteteve kandidate, që kanë hapur ose nuk kanë hapur ende bisedimet e pranimit, si dhe atyre të Procesit të Stabilizim-Asocimit, thuhet tekstualisht: “Duke rritur përpjekjet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave fundamentale, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve, zbatimi i angazhimeve të marra në lidhje me vetë-identifikimin (self-identification) e lirë dhe objektiv, trajtimin jo diskriminues të minoriteteve kombëtare…”
Pra komunikata e Këshillit Europian flet për vetë-identifikim objektiv dhe të lirë të personave, që u përkasin minoriteteve, dhe aspak për vetëvendosje të minoriteteve.Midis dy përkufizimeve ka një oqean të tërë juridik, linguistik dhe logjik. Por ministri i jashtëm i Greqisë i jep vetes luksin të deklarojë një deformim të madh të përmbajtjes së komunikatës, ku është vetë njëri nga firmosësit. Në pikën 39 të Konkluzioneve të Këshillit Europian kushtuar Shqipërisë nuk përmendet fare minoriteti grek.
Përse konstitucionalisti i Kushtetutës shqiptare dhe shef i diplomacisë greke i lejon vetes një deformim të pahijshëm të së vërtetës? Ka disa arsye:
Së pari, ai e din se disa zyrtarë shqiptarë nuk do ta lodhin veten të lexojnë konkluzionet e Këshillit Europian të Çeshtjeve të Përgjithëshme për vetë-identifikimin dhe do ta besojnë variantin e shtrembëruar, që u servir ministri i jashtëm grek.
Së dyti, ministri i jashtëm grek e din se në MPJ të Shqipërisë ka një lob tradicional dhe të fuqishm grek, i cili disa herë ka arritur edhe nivelin e ministrave të jashtëm dhe që bën presion për pranimin çdo pretendimi grek, duke fryrë gogolin e vetos greke për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Së treti, përvoja e marrëdhënieve dypalëshe të periudhës postkomuniste i mësoi diplomacisë greke se instikti vetëmbrojtës i shtetit dhe i kombit shqiptar ka rënë në nivelet minimale ballkanike dhe Shqipërisë mund t’i diktosh dhe t’i marrësh gjithshka, nga deti e deri tek territori. I mësoi se zyrtarët shqiptarë mund t’i gënjesh lehtë me ahengje rome-ballkanike në rrugë.
Pas suksesit të diplomacisë greke, që i imponoi diplomacisë dhe qeverisë shqiptare në vitin 2018 rinegocimin e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 për kufijt detarë të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillt 2010 që e rrëzoi atë marrëveshje, Greqia u inkurajua të nxjerrë nga varri fantazmat e “Vorio Epirit” me pretendimin për autonomi.
Që në vitin 2015 gjatë punës sime në Ministrinë e Jashtme kam paralajmëruar zyrtarisht autoritetet shqiptare për “precedentin e rrezikshëm të përpjekjeve të Greqisë për rivalorizimin e marrëveshjeve të rrezikshme të zhvleftësuara në historinë e marrëdhënieve dypalëshe si i ashtuquajturi “Protokoll i Korfuzit” i vitit 1914, i cili nuk u ratifikua kurrë as nga Parlamenti i Shqipërisë dhe as nga qeveria e Kryeministrit Turhan Pasha në kohën e mbretërisë si Princ Vidit dhe as nga Parlamenti i Greqisë”.( Libri “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”, Tiranë, 2018, fq.195).
Diplomacia dhe institucionet e specializuara greke kanë bërë disa hapa si balona prove për të testuar mekanizmat mbrojtës të sovranitetit shqiptar dhe provuan se sistemi ynë i alarmit kombëtar nuk punon. Shqipëria lejoi që në mbledhjet e organizmave të OSBE, ku është anëtare dhe paguan kuotizacion, në shtator 2017 të merrnin pjesë mercenarë të organizatave terroriste greke të krijuara nga shërbimi i fshehtë grek, të cilët kërkonin zbatimin e “Protokollit të Korfuzit” të vitit 1914. Shqipëria ka lejuar mercenarët e të ashtuquajturit “Vorio Epir” të organizojnë aktivitete separatiste në territorin shqiptar. Shqipëria ka lejuar glorifikimin e shqytarëve të“Vorio Epirit”, të cilëve u janë ngritur edhe memoriale në territorin shqiptar, për të dëshmuar mosekzistencen e shtetit shqiptar.
Në një shkapërderdhje të tillë të shtetit shqiptar, Greqia hodhi hapin e ri të madh zyrtar dhe po paraqet si kusht të votës së saj në BE “vetëvendosjen” e minoritetit grek ose thjesht ringjalljen e “Protokollit” të vdekur dhe të pavlefshëm të Korfuzit.
Ministria e Jashtme e Greqisë në një deklaratë të saj të posaçme në 31 maj 2019 deklaroi se “Greqia pret mbrojtjen e plotë të së drejtës së minoritetit grek për vetëvendosje në të gjithë territorin e Shqipërisë”. Është një pretendim kolonial dhe një arrogancë e paparë, që rivendikon ekskluzivitetin e minoritetit grek që të qeverisë në mënyrë autonome në të gjithë Shqipërinë.
Deklarata e mësipërme zbuloi një element drithërues të diplomacisë së fshehtë shqiptaro-greke, kur bën të ditur se në maj të vitit 2018 Shqipëria ka marrë angazhim ta zbatojë këtë të drejtë të minoritetit grek. Nuk i bëri përshtypje askujt ky rrëfim i diplomacisë greke për bashkëfajësinë e diplomacisë shqiptare.
Zëvëndësministrja greke e rendit, Katerina Papakosta, në 10 nëntor 2018 shkoi edhe më tej, duke pretenduar jo vetëm autonomi, por edhe pavarësi për minoritetin grek: “Ashtu siç ka kerkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo edhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit grek të gjitha të drejtat që i takojnë”. Asnjë llambë nuk u ndez në trurin e zyrave shtetërore.
Jemi para një rreziku ekzistencial të copëtimit të Shqipërisë, sepse fantazma e autonomisë apo e vetëvendosjes së“Vorio Epirit”si plan i ri i diplomacisë greke synon ta federalizojë dhe ta coptojë Shqipërinë. Ndërsa zyrtarët e lartë të Shqipërisë hargalisen çdo ditë nëpër fjalime me Haxhi Qamilin, jo rastësisht nuk e përmendin kurrë një tradhëtar të madh shqiptar nga Gjirokastra si Jorgo Zografi, kryeministri i të ashtuquajturës “qeveri të Vorio Epirit” dhe babai i “Protokollit të Korfuzit” në 1914, i cili me repartet ushtarake greke dhe banditëte organizuar grekë masakruan me dhjetra mijra shqiptarë në Jugun e Shqipërisë në 1914.
A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë kryeministër apo ministër të jashtëm shqiptar t’i flasë popullit për tradhëtinë e Jorgo Zografit? Jo, sepse edhe historinë Shqipërisë ia ka shkruar lobi grek, dhe kryesorja, ajo që bëri Zografi me “Vorio Epirin” dhe me “Protokollin e Korfuzit” është sot plan strategjik i diplomacisë dhe i qeverisë greke. Duket ka qenë një porosi e Athinës ndaj gjithë qeverive postkomunisteshqiptare, që të mbajnë heshtje apologjetike për Jorgo Zografin, sepse duan të ringjallin projektin e tij coptues të viti 1914.
Projekti po vjen tani në formën e kërkesës zyrtare greke për “vetëvendosjen” e 24 mijë minoritarëve grekë në Shqipëri.
Të ulurish është pak. Fantazma e copëtimit dhe grabitjes së territorit të Shqipërisë ka veshtur qyrkun zyrtar diplomatik grek dhe po nxjerr thonjtë. Qeveria dhe shteti hesht. Hesht për turpine vet, për turpin e popullit dhe për turpin e kombit. A e shikoni që nuk ka asnjë protestë zyrtare nga Tirana për çdo ndërhyrje në punët e brendshme dhe për çdo rivendikim territorial skandaloz si ky i “vetëvendosjes” së minoritetit, që Greqia zyrtare drejton në adresë të Shqipërisë?
Heshtja nuk është paaftësi, por është bashkëfajësi. Shteti ka vdekur. Por shpresa ime e vakët është që të mos ketë vdekur populli.
****
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë. Rubrikën e Shaban Muratit mund ta lexoni njëherë në javë ekskluzivisht në Dita print dhe online

Ky moment absurd ,i veshtire ,i krijuar me zorr te madh nuk mund te mos kete edhe bekimin e gjitoneve tane ….por do te thoja qe pak merita eshte edhe e juaja gazetare , analiste e filozofe te vetshpallur me macokun ne bark ,…..keshtu jemi gatuar ne shqipot..
Ministri i Greqis,..pale sa dhjetra mijra Euro eshte paguar nga Rama ,,.per ndezur ca debate nacionalizmash ,…qe te shpetoj nga pergjimet dhe kriza ku ai ka futur vendin me 30 qeshorin
E gjith kjo eshte e ortkestruar nga Rama,..prandaj dhe para 30 qeshor doli ne ca vende minoritaresh shfaqur me flamur Grek pa ate Shqiptar qe del gjithmon ne fjalimet e tij me militantet .
Po ta vini re ishte dhe ne Pucest po Rama nuk vuri gje flamurin Maqedonas
Pra keto jane lojera te pista te Rames per te terheq vemendje nga problemet reale te vendit….qe me ndarjen e detit,minoritaret,prishja e garazhit,perplasja me priftin Serb ne Kishen orthodokse te Tiranes deri me keto budallaliqet e ketij ministrit.
Mos u besoni ketyre budalliqeve,…jan thjesht e vetem inskenime te Rames
@ Dibrani Aman mer ju deficentet qe e boni Ramen si me pas qene koka e gjithe dynjase. Rama s’po di te kontrolloj keta qe ka brenda, tani na dilka qe kontrolloka dhe keta te rajonit ca te thote e mos te thote.
Po ca interesi ka Rama me pagu nje Minister Grek qe te bej deklarata irredentiste. As se kupton qe Greket ( nga i madh e deri i vogel mesojne qe Jugu i Shqiperise eshte toke e tyre). Shko fol me nje grek cfaredo qe ta tregoj.
Greket s’e kane fshehur ndonjehere qe duan te marrin Jugun e Shqiperise, Po masakren e Peshkopise Rama e beri? Po ate terroristin Kacifas Rama e nxorri? Po deputet grek qe vejne e genjejne kundra Shqiperise ne BE Rama i bene.
Perkundrazi shqiptaret nga qe jane indiferent ndaj ketyre ceshtjeve si psh pretendimet territoriale te Greqise ne Shqiperi, apo diskriminimi i Shqiptareve ne Serbi, Maqedoni e Mal te Zi.
Shife sa komente ke ne teme, qe duhet te ishte me e rendesishme. Nga qe Shqiptaret po i pe shtrember te vrasin ama po i more tokat se cajne koken.
Sot lojrat politike behen me lobime.
Nuk ka asgje per tu cuditur nga cfar un citova,..eshte nje ralitet dhe trend ne gjith politikat botrore.
Per te shuar nje zjarr,..hap nje zjarr fallco diku gjetke.
Eshte njelloj si ato vidiot ne YouTube te inskenuara me tituj qe te kapin vemendjen,..por kur klikon aty nuk ka asgje te perbashket me lajmin
E njeta gje eshte dhe ne politike,..populli eshte si delet,..dhe ka shum nacionalist qe debate te tilla i ndezin,..dhe kur ndizet nje debat dhe ata qe nuk kuptojne situaten zhyten ne kete lajm duke ju larguar ralitetit.
Pra mos beso lloj lloj idiotsirash,..Shqiperia nuk zvoglohet as nuk zmadhohet,….merruni me te ardhmen tuaj qe u eshte marr peng
O ti strateg i gjeopolitikes, as e sheh sa komente ke ne kete teme? As s’e kupton qe shqiptaret se rruajne per muhabete nacionalizmi. Ndaj keto tema s’bejne buje ne Shqiperi. Ne Shqiperi doli i biri i vlkakes me kallash e thoshte do shpall vorio epirin e s’e prishin njeri gjizen. Ndaj s’ka si keto tema te jene tymuese per politiken e perditshme. Por jane tema ceshtje serioze qe kerkojne vemendje.
Shqiptaret jane si gjithmone indiferent ndaj pretendimeve te fqinjeve, edhe kur ato bejne muuu, madje nje pjese jane si ty qe kur i thua ‘po vjen ujku’, ti pergjigjesh ‘ me shume mundesi e ka sjell cobani qe te mbaj delet ne vathe’. A ke ndopak logjike njerzore?
Nese je dibran i vertet, e s’e ke idene cfare po behet momentalisht ne Jugun e Shqiperise, te lutem mos fol. Sot ke minoritar qe s’te flasin shqip e bejne sikur dine vetem greqishten, ndaj mos na hap barkun me keshtu teorira kot.
Ate a zvogelohet a zmadhohet Shqiperia s’ke nga ta dish ti as une. Ndaj shume me siguri mos fol, se Greqia nga L2B i mori nja dy ishuj qe ishin nen Italine dhe eshte i vetmi shtet ne Ballkan qe eshte zgjeruar vazhdimisht. E ardhmja merret akoma me peng po plasi ndonje lufte. ndaj i dilet te keqes perpara.
po qe dibran e shkodran tani i din e i ban.Po berberin e bani ju sigurisht qe po keshtu bre lalke eja me terhiq nje brisk dhe mu
Ky Shaban MUrati duhet te jete spiun e grekeve,
sepse ca lidhje ka ketu per alarm, se del nje Mut grek atje dje flet ca I do qejfi
Ky Shabanai kekron ti beje jehone kesaj ceshtjes , se keshtu ju intereson grekeve, qe ta mbajen gjalle kete teorine tyre te uzurpimit
Ne jemi vend I NATO-s, dhe ligjin ne Euorpe e ben EU dhe Amerika, te cialt nuk I lejojne keto lojera te pista te grekut dhe qe ky Shaban miu , qe ben punen e spiunit grek
O spiun Shaban Murati, na hengesh mutin ti bashke me alarmin tend , mut I mutit
kontrollova ne site te wwwmfa.gr, intervisten e Ministrit dhe aty flitet per te drejtsat e prones dhe vete identifikimit (self identification) qe perfshihet ne te drejtat e njeriut dhe eshte qe ti thua kombesine apo racen tende ne dokumenta etj.
Me vjen keq ta them por shkrimi I Amb. Muratit eshte dashakeqas dhe deshmi qe ai ka paragjykime.
sa mire do ishte kjo gje…..
do shpetonim sikur te realizohej plani i para 1912.
edhe keta murata mehmeta mahmuta beqira zeqira e sumperpjete te iknin andej nga e kane origjinen
Edhe gjysma e grekeve te ktheheshin ne vendin e origjines se tyre, ne Egjipt, Arabi, e Kaukaz. I pari duhet te jete presidenti aktual i tyre, I cili duhet te shkoje ne shkretetiren e Kara Kumit, ne perendim te Indise, vend i origjines se gabeleve.
Sipas traktatit te Lozanes Greqia mori 2 milion anadollak me emra Karamanlis ( burre i zi), Karaoglu ( djali i zezakut) etj e i solli ne Ballkan. Eshte dyndja me e madhe e anadollakve ne Ballkan. Dhe rezultatin e vuajme ende dhe sot. Ata qe sot vetquhen grek kulturalisht, gjenetikisht dhe fizikisht s’kane ndryshim nga vellezrit e tyre ne lindjen e mesme. Njeriu mund ti nderrsh emrin, por trurit s’ke ci bene.
Pse “Alarm i kuq”, vetvendosja eshte parimi me demokratik sot! Me mjetin me demokratik – Voten e njerezve. Askush nuk duhet ti trembet vetvendosjes, ose te deklarohet se eshte kunder vullnetit popullor dhe se ato deklarimet per demokraci i ka kot. Demokraci do te thote Vote qytetare. Vendos populli. Ose pranoni pastaj Diktat ku vota popullore nuk vlen, por mos flisni me per parime demokratike.
Te behet vetvendosja me vote. Atehere patjeter do shpallen minoritare aq shume sa ato do jene mazhoritare dhe shqiptaret do mbeten minoritet ne Shqiperine qe i ofron vetem varferi, mungese shteti, qeverisje te korruptuar, kryeminister te diskretituar.
Bejeni vetvendosjen, te vendose kushdo me vote. Me zor nuk mbahet dot as qeveria as popullsia.
Kur Greqia e Re të zbarojë plotësisht të drejtat e minoritetit shqiptar në Shtetin e saj! Minoritetin jo bashkësinë e emigrantëve të pas 90-s. Besoj se u kuptuam. Nëse Greqia e Re na hiqet si vend i BE-së dhe na kushtëzon me politikat e saja shoviniste, atëherë nuk na intereson BE-ja!
Per ca ‘parimi demokratik’ e ke fjalen ti Berit? Ke tjerru nje
Greqia ka mbi 10 minoritete e S’NJEH ASNJE. Madje dhe Turqit e Trakise nuk i njeh si Turq, ndonese ata turqishte e kane gjuhen e nenes, por i njeh si GREK MYSLYMAN. Pra njeh minoritet ne baze feje. Aktiviste qe jane dekluarar si Turq ne Greqi jane futur ne BURG: Shqiptaret ( arvanitet), Vllehet, Bullgaret, Pomaket, Romet, Sllavet etj, ne Greqi nuk njihen si minoritet.
Mungese shteti, e qeverisje te korruptuar ka dhe ne Greqi ku e cuan nje shtet qe merrte para nga gjithe bota ne buze te gremines nga vjedhjet. por s’foli njeri per vetvendosje.
Sigurisht dhe Shqiperia do i ofronte me shume shqiptareve por te mbahej me parat borxh 380 bilion euro sic eshte mbajtur Greqia. Po ja qe borxhe s’kemi.
Nese s’te pelqen Shqiperia rri ne Greqia aty nga flet e laj prapanica e plakave se s’ka njeri nevoje per deficencen tende.
Alban
Mos merr kot zjarr patriotizmi folklorik. Nuk ke kuptu asgje nga komenti im. Jam per vetvendosje me vote per ato qe quhen minoritete, me metoden me demokratike pra. Ke nevoje te shkosh e te shohesh ca ne zonat minoritare se sa ka te njerezit atje Shqiperi dhe sa ka Greqi.
O ti Berti, qenke idiot ti, me fal se te mora seriozisht. Po perpiqem te sqaroj dhe njehere mbase mbush me mire.
Kush i quan minoritete keto zona? Qeveria pra. Ne Shqiperi ne kemi shpikur minoritet dhe aty ku s’ka pasur historikisht, kurse ne Greqi nuk i lejojne minoritet por i shtypin dhe asimilojne. Ne Shqiperi fshataret me emrin Shaban jane kthyer ne Ilia per nje pension, e rraceperzieret vllahu-gjirokastrito-tepelenas, thone jemi epirot te lashte. A e ke idene si behen njerzit ‘minoritar’ ne Shqiperi apo futja kot? Shqiptaret mesojne italishten e thone jam italian.
Po gjithe gjitha jane minoritaret s’jane as 20 mije veta neper fshatra. Kurse ne Greqi vetem ne Traki ka 200 mije Turq pa permendur Pomake apo Bullagaret e Arvanitat. Po greku s’i lejojne ti njoh me ligj, e s’i hap as shkollat te mesojne gjuhen e nenes. por i thote harroni gjuhen se jeni grek.
Ku merr vesh ti nga ‘metoda demokratike a i mbaruar. Koncepti ‘ vetvendosjes’ i beri nga presidenti Wilson, dhe s’eshte per grusht njerzish te shperndar, por flet per kombe dhe vende. Sipas teje i bie qe cdo fshat te shpall vetvendosje e te behet shtet me vete.
‘Nejse se ti me shume mundesi do jesh nga ataa gjakprishurit qe punojne si fshesaxhi ne restorante e tjerr lesh.
Alban
Fyerjet e tua me shtojne humorin. Tregojne se je nje injorant e asgje me teper.
Ky boty eshte i paguar nga Rama,..te terheq vemendje nga qeverisja e kalbur e Rames.
Rama mendon duke bler ndonje Radikal Grek te thoj ndonje budallek ,..populli do harroj pergjimet dhe Demokracin e Varrosur nga Rama
Shpresoj populli ta kuptoj se keto idiotsira,…jan loje e Rames per te terhequr vemendje
Jo Dibrano, e ke kuptuar perseprapthi. Keta kane paguar Ramen me fondet e qeverise greke,( te denoncuara nga Kotsias), per te marre Vorio-Epirin.
Nuk paguan Rama qe greket te ngrene varrezat ne Peshtanin e Meros, mos thuash fare qe e ka paguar Mero Ramen se i vinte keq per kufomat e ushtareve greke qe binin me shiun ne Peshtan.
Mos thuash qe Ramuti po ashtu ka paguar greket qe te binin turmat per Festen e Pavaresise Greke ne Bularat, ku u vra “minorikari” me automatik ne dore. Te armatosur bile.
Mos thuash qe Rama ka paguar greket, per tju zgjeruar kuotat e minoritetit ne Jug.
Mos thuash qe Rama ka paguar greket qe te kerkojne ngritjen e tabelave greke ne jug.
Mos thuash qe Rama pagoi greket qe te shiste Detin te greket.
Mos do te thuash qe tradhetari pagon per sherbimet?
Apo eshte shitesi qe paguan per mallin qe shitet dhe jo bleresi?
Nga na dole kaq i zgjuar, eee, se nuk na kishte vajtur mendja kaq larg.
Kur doli skandali i fondeve greke horrat e Ramutit dhe Mero Bajges akuzuan Rudina Magjistarin dhe nje femer tjeter gazetare.
Si duket ato i paskan nenshkruar mareveshjet greke.
Rama eshte sa per zhurmues kot.
Qe ka nje perpjekje kjo nuk vihet ne dyshim ,….pyetja eshte sa reale eshte ?
Un mendoj qe edhe ato perpjekje te Greqis jane per politika te brendshme nacionaliste,..per kapur vota nga te cnendurit qe besojne ne idiotsira.
E njeta gje ndodh ne Shqiperi ,..keto ferkime fjalesh ,incidentesh,prodhojne nacionalizem
Pra ushqen patriotizmin artificial per ca vota me shum apo per te heq venendjen nga problemet reale.
Varrezat jan vatra per kauz,…jo se varrezat do ngjallen ….sherben per te gjitha cka permenda me siper.
Un besoj ,..ashtu si Greqia me we ka fondin sekret ,.. dhe Rama perdor te njetat taktika per politikat e brendshme.
Inagjino sikur Greqia ti marr Shqiperis jugun,…duket nje perrall,..qe kalon cdo imagjinat.
Edhe sikur te doje nuk e merr me Shqiptar brenda
Plus hap telashe me Turqin,.ato xha te indimiduar dhe frastuar me ushtrin turke qe leviz ne ujrat e ishujve Grek ,..do kerkojne qiqra ne hell tek nje vend i rrethuar me Shqiptar,..ish koloni Turke,.dhe nje baz strategjike Amerikane si ne Kosove dhe ne Shqiperi.
Plus Europa nuk lejon budalliqe te tilla te behen precedent dhe konflikte per Europen
Vetem mendo keto dhe nxjerr konkluzionin vet
O Dibrano, une nuk po flas gjepura.
Te gjitha sa permenda siper jane mareveshje te realizuara nga Rama. Te duken jo reale?
Varrezat nuk jane imagjinare, Tabelat greke nuk jane imagjinare, bile ngriti dhe flamurin grek tani kur shkoi per votime ne Finiq,. apo ishte ender thua?
Kuotat e minoritetit nuk jane imagjinare. Na duhet minoriteti i zgjeruar me me shume te drejta vetevendosese per ne Evrope tha.., pikerisht e njejta formule qe po perdor Ministri Grek
Cfare te duket imagjinate akoma?
Dil nga bota e imagjinimit, se dukesh sikur je ne koma
Shyqyr qe kemi ca specialists te afte e te guximshem qe e vene diturine ne sherbim te KOMBIT, se duket do na Jane te gjalle. Ministries yne simpatike duhet te merret urgjent ne interviste e te pyetet per ke ceshtje…… Perndryshe gjithe c’ jene arixhinj e gabele te kerkojne ” self determination” – nin e tyre.
Një fjalë popullore thotë ” ujku mjegull do “, kjo vërtetohet më së miri sot kur politikanët e korruptuar i kanë vënë kazmën shtetit me ndihmën e pakursyer të Greqisë që na harton edhe Kushtetutën (si rastësisht duhej të ishte një jurist nga Greqia që të na hartonte edhe Kushtetutën, kur Greqia është i vetmi shtet që nuk pranon të heqë “gjendjen e luftës “me ne, është shteti që mban të pushtuara që nga 1913 territoret e Shqipërisë së Jugut ). Sot me ndihmën e diplomatëve e politikanëve shqiptarë të pangopur për 30 vjet me ” supën greke ” , Greqia po kĕrkon hapur Autonominë e Korçës, Përmetit,Gjirokastrës dhe Sarandës dhe nesër bashkumin e tyre me Greqinë . Pasi vumĕ në krye të Kishës së pavarur ortodokse shqiptare një grek, hapĕm shkolla greke në gjithë Shqipërinë aty ky i kërkoi Greqia, me varrezat imagjinare greke në kufijtë e ” Vorio Epirit, faljen e detit Greqisë, heqjen nga fjalori i termit Çamëri erdhi dhe goditja fatale përfundimtare për autonomi për ata 50 pleq grekofonë që ka në disa fshatra të Dropullit e Vurgut. Faleminderit diplomatit atdhetar zotit Shaban Murati, i vetmi që guxon të flasë hapur .
Ore ne ’90ten kur ra sistemi monist. greket ishin te gjithe te pergatitur e me qellime te sakta. Te gjithe greket qe kane ardhur ne Shqiperi o vinin per propagande, o vinin per te bere lavazh truri fshatareve e per ti thene ‘ju jeni grek, por s’e dini’, hapnin shkolla greke aty ku s’ka patur, mesonin historine sipas variantit grek, sillni prifterinj grek ne fshatrat e bregut, ndanin materiale e ndihma ne greqisht, benin punime ‘akademike’ se ne Shqiperi cdo gje eshte greke, ose televizionet e para ne Jug ishin te gjitha greke etj ejt. Nuk humben asnje sekonde kohe. Dhe e gjitha kjo me shpresen se nje dite do marrin ate qe mesojne ne histori ‘ qe ju Jugu i Shqiperise eshte pjese e Greqise’. Tani kane dal me hapur, se puna e tyre po merr fryte. Tani ka filluar faza e dyte e politikaneve qe deri dje punonin kundra Shqiperise neper qendra nderkombtare fshehurazi, sot po e thone ne sy.
Edhe ne ’97 sollen nje fregate ne Vlore, por u terhoqen kur be problem ne NATO.
Ti shife dhe ate mazllumin qe doli me kallash Kacifasin e bene hero. Dhe qeveria greke s’e denoi kurre publikisht aktin e tij terrorist.
Fajin e ka populli legen “heroik” shqiptar qe i le nje nga nje ti ikin nga dora hallkat e Sovranitetit shteteror.
Qe kur filluan mareveshjet greke ne emer te “negociatave”, Shqiperia ka humbur tmerresisht shume nga Pavaresia dhe Sovraniteti i saj absolut.
Ky qelbesire kryeminister ka dhene deti, tokat, varrezat, ka dhene gjithe Jugun deri ne Vlore si terrior grek per tu shkelur nga forcat greke ne perkujtim te Luftes Italo Greke. U ka dhene te drejten te mblidhen dhe te festojne Festen Kombetare te Greqise.
Ka ngritur permendore dhe perkujtimore per te “renet” greke, duke iu njohur grekerve te drejten te mbrojne dhe ti ruajne keto objekte te krenarise kombetare greke ne token shqipare.
te mos flasim per kuotat e zgjeruara te minoritetit qe Ramuti i realizoi me Reforma, si ato qe ben per gomeret shqiptare, Reforma per te shitur Shqiperine te Greket.
Dhe shqipot, si vemje te historise vene e i duartrokasin.
Faji eshte i popullit, jo i Rames,.
Rama gjeti shesh, e beri pershesh. E tha hapur, e kam kollaj te realizoj cfare te dua
do ishte zgjidhja perfekte , nuk ka pse te paguaj jugu i shqiperise gjithmone per tekat e shpellareve , qe nuk duan shtet , nuk ju pelqen ligji, nuk duan pune te ndershme,eeeee po ska me , eshte nje super rast per shqiperine e jugut , te shkeputet njehere e pergjithmone nga keta qelbesira qe kane 100 e kusur vite , qe epengojne qellimisht shqiperine te behet shtet ,do ishte zgjidhja me e mire formimi i nje shteti te ri , qe eshte direkt pjese e BE .
ooo, e kam thene me kohe une, Ramuti eshte spiuni grek me i felliqur. ky ka qene plani me kohe. Kerma dhiare.
Po ku fene e hijes se sames eshte mini miu I poltikes sone
Opozita PD+LSI eshte me greke se Rama.
Shqiperia uropiane.
Nuk kam pare anjehere ndonje artikull nga zoti Murati edhe per shovinizmin Turk ndaj Shqiptareve, historise dhe trashegimise se tyre. Ka shkruar ndonje artikull zoti Murati, kur u kerkua nga qeveria Turke qe te hiqet Skenderbeu nga Librat shkollore dhe Sulltan Murati te mos etiketohej si pushtues. Te jete valle rastesi kjo??
Ky soj Murati paska pare nje lloj vizion alarmi te kuq, se Greket duan te marin Vorio Epirinm duke ju mundesuar minoriteteve Self Determinatiion apo veteqeverisje.
Mirepo zoti Shaban harron te thote, se kufijte ne Ballkan, nuk ndryshohen dot as nga Greqia dhe as nga Shqiperia.
Keqperdorimi dhe shtremberimi i termit vetqeverisje lokale brenda kornizes se shtetit Shqiptar, kjo qellimisht, behet per te terhequr vemendjen nga katrahura politika, duke krijuar nje gogol Nacionalist i cili tjeterson mendimin rracional te njerezit per gjendjen reale ne Shqiperi dhe e kthen ate ne emocional.
Neqoftese zoti Shabani nuk e di. veteqeverisja lokale garantohet nepermjet Kushtetutes se Republikes, ligjit themeltar te ketij vendi, dhe eshte kompetence e bashkive te zgjedhura nga njerezit ku ata jetojne. Ekzekutivi nuk duhet te nderhyje ne qeverisjen lokale, nje gje qe nuk ndodh kurre ne Shqiperi ne asnje zone.
Quhet decentralizim. Shteti Shqiptar ka edhe nje mekat tjeter te madh ndaj minoriteteve. Ju ka mohuar dhe tjetersuar nepermjet falsifikimesh, mbivendosjesh dhe rrefuzimi te dhenies se certifikatave te pronesise, pronen e tyre te trasheguar nga te paret. Nje fenomen i cili ndodh ne gjithe Shqiperine keto 30-vite, jo vetem ne zonat minoritare.
Neqoftese Greqia e ngre kete problem ne BE per minoritetin e saj, shume mire ben, sepse eshte nje shkelje dhe abuzim nga politika dhe shteti Shqiptar.
Bile ky problem duhet ngritur per te gjithe territorin e Shqiperise, jo vetem per pakicat Greke. Shqiptareve ju eshte masakruar prona e tyre, nga Vermoshi ne Konispol.
Ik mos na hap barkun dhe ti surratsiz. Minoritaret jane ata qe kane perfituar me shume nga vjedhja e tokave.
Minoritaret e Gjirokastres, u bene nga argat pronar tokash me ligjin e famshem 7501. Ato toka s’kane qene kurre te tyre!! Kurse pronaret e vertet gjirokastrit s’moren asnje gje.
Tek tokat e ujit Glina i marr ne menyre te dyshimte me privatizimet e famshme, per 3 lek, pronari i tokes, ndonese i ka dokumentet, s’i merr dot, se ja anullon vendimet bashkia minoritare,
U bene gjithe minoritaret nga punonjes ne kooperativ, pronar tokash te medhaja.
Nese e ke fjalen per ata gjakprishurit shqiptar te Himares, dhe ata te gjithe jane me toka nga ligji 7501, kane marr ullishte e portokalle qe jane mbjedhur me pune vullnetare. Poor duan te marrin toka me dalje ne det, kur dihet qe Himariotet toka afer detit s’kane patur kurre, e deti ka qene gjithmone shteteror.
Po ik mos me ngri nervat tani, e me tregon perralla me mbret, se ngelen gjyqeve e s’marrim dot te drejten se medemek na merzitet greiqa, e shteti jone s’ka cfar ti bej.
Pronat paskan qene shteterore?? Po qe kur kjo gje, apo pas reformes agrare te komunisteve, qe i lane shqiptaret per 50 vite pa te drejten prones se tyre, duke ju a grabitur me dhune e duke i kthyer ne kulak e armiq per nje pule e per nje dhi.
Shko e tregoja pronat e shtetit, ndonje idioti si puna jote,i qe u programua si njeriu i ri pa breke ne bythe, nen diktaturen Komuniste, e jo mua.
Uh ti me hengsh m.tin more vesh, se paske qene kellire. Familja ime ishte nje nder familjet qe u grabiten me shume nga ai sistem, e vazhdojme edhe nga ky sistem, ku s’marrim dot te drejten tone.
Per ke te dogji more korofillak? Qe thashe qe Himariotet tokat e tyre i kane ne maje te malit nga zbriten e jo ne det? ti duhet te jesh ndonje cunak, qe s’ja ka haberin historise. Ne kohe te Zogut argateve qe vinin nga Greqia s’i linin as te benin shtepi me oxhak, qe te mos rrinin gjate por te ktheheshin nga kishin ardhur.
Kur gjirokastritet hanin me luge floriri, soji juaj i kakove flinin me derra e hanin me luge druri. Minoritetet ishin ata qe perfituan me shume nga komunizmi ne kurrizin tone, se ishin njerez pocaqi qe digjinin morrat e u bene me shkolla e me bursa preferenciale. Po mos me hap me barkun tani kellire qe me tregon ti njeriun e sateme.
Ndaj shumica e brigadierieve ishin minoritar e mbanin poste drejtuese ne ate sistem. Kush e di dhe sateme me ke gomar te ka ngjizur, se e kishin zakon kakot.
PO pronat afer detiti kane qene te shtetit, dhe kjo eshte e ditur. Qe ne kohen e administrates osmane ne buze te detit s’lejohej gje, pervec ndonje kapanon ushtaresh.
Nxirri dokumentet para komunizmit ti shohim njehere. Edhe ne Ksamil s’ka pasur prona private, por u sulen kakot, fshataret nga malet, e faresoj gjakprishur dhe uzurpuan.
Tani ik kullote dhente, e mos mu pergjigj me, se nuk do harxhoj kohen me derrzinj si ty.
Kur nuk do te harxhosh kohen o Gjirokastrit, mos ha shume se nuk te ben mire. Ti nuk me njeh mua, prandaj mos fol kot kodra pas bregut.
Dhe dicka tjeter. Ti nga na zbrite ne zonen e Gjirokastres, apo te solli bimbashi bashke me haremin e tij nga ato ane.
Gento,
Ti pret qe nje me emer Shaban Murati te flase keq per Turqine ?!
Mazallah !
Lol!
ma ha elga..po ky emri jot ca soji muti perfaqeson?
KY SHKRIM ËSHTË NJË ULËRITJE INTELEKTUALE E NJË BURRI TË MADH SHTETBËRËS.
AMBASADOR MURATI, ISHTE DHE MBETI SYRI I TRETË MBI DIPLOMACINË.
PROFESORI E NËNKUPTON QARTAZI, POR UNË MENDOJ SE KA ARDHUR KOHA QË TIRANA ZYRTARE, ZYRTARISHT, TË NGRERË NË ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE, ÇËSHTJEN E POPULLSISË SHQIPTARE NË GREQI. DHE NË ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE TË KËRKOHET EDHE E DREJTA E PRONAVE TË SHQIPTARËVE DHE E VARREVE TË TYRE ATJE….
NË MOS GABOJ, KY QËNDRIM QUHET RECIPROCITET, APO JO?
Une jam disi mosbesues ndaj ketij Shabani apo Murati, si quhet. Ky eshte gazetar i mire dhe me pervoje, pra nje pene e sprovuar qe ne kohen e komunizmit. Shume mire. Eshte edhe antigrek. Edhe ketu nuk ka asgje te keqe. Perkundrazi. Problem perben se eshte proturk. Por e keqja eshte se nuk eshte proturk per arsye etnike, por shkaqe fetare. Per me shume ky Shabani para pak vitesh, ne portalin “Balkanweb” i ka cilesuar shqiptaret ortodokse, si pakice etnike. Vini re: pakice etnike dhe jo fetare. Dmth sikur nuk jane shqiptare. Ne nje kohe kur shumica e shqiptareve nuk e rruajne fare per fe dhe te gjithe, te krishtere dhe myslimane e konsiderojne Gjergj Kastriotin si heroin e tyre kombetar.
Per mua ka dy lloj « antigrekesh ». Se pari jane ata shqiptare laike, ortodokse dhe myslimane, te cilet nuk pranojne dot nderhyrjen e shtetit grek ne punet e brendshme te Shqiperise si dhe politiken shoviniste te Athines ndaj Shqiperise se Jugut me qellim helenizimin e saj. Per keta feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Ata nuk bejne dallime ndermjet shqiptarit te krishter dhe atij mysliman. Keta nuk kane urrejtje patologjike ndaj Greqise dhe popullit grek, por jane kunder politikes aneksioniste te shtetit fqinj.
Ne « antigreket » e llojit te dyte bejne pjese ata qe e urrejne Greqine si nje vend ortodoks, pra kryqtar. Ne keta arradhe nje shumice e konsideron Turkun dhe Erdoganin si vella dhe pret nga ai mbeshtetje dhe shpetim. Nje fare Halil Matoshi nga Kosova, madje ka qene ne perkrahje te ndertimit te nje panturqizmi ballkanik qe fillon nga Bosnja, Sanxhaku, Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia dhe perfundon nen ombrellen turke. Keta jane pasuesit e Haxhi Qamilit te djeshem dhe islamisteve te sotem. Ndofta edhe Shabani dhe Murati bejne pjese ne kete milet. Jane shume te zhurrmshem dhe e fshehin urrejtjen e tyre ndaj te krishtereve nen petkun e atdhetarizmit antigrek. Nje pjese prej tyre e konsiderojne madje edhe Skenderbeun si tradhtar, se i ktheu shpaten turkut . Ata nuk e durojne dot as Nene Terezen. Syte dhe zemren i kane nga Anadolli.
Shqiptaret e vertete nuk duhet te bien ne gracken e antigreqizmit te ketyre «patrioteve” me shallvare ne koke. Ata duhet ta konsiderojne çdo bashkombas si vella, pa marre parasysh perkatesine fetare te secilit. Sipas motos : »Shqiperia e shqiptareve, pa dallime feje, krahine dhe ideje ». Dhe nuk duhet te harrojne te keqijat, krimet dhe shtypjen e pafundme te pushtuesit shekullor te djeshem me shovinistin e sotem grek. Per shqiptaret e vertete busulla e tyre duhet te drejtohet nga Brukseli dhe Uashingtoni. Fuck Athina dhe Stambolli.
Shumë mirë do bëjë varu rondelen shqiptarët janë popull dështak….!!!
Shikoni Elitën e verini Vulën!!!
A….se mos na del ndonjeri e na bën histori financimesh greke …
Shabani eshte nen thundrat e Thanos e nuk ka problem ç’ka ka deklaruar ministri i jashtem i greqise por prblemi eshte te godase qeverine qe rri e bene sehir e behet pale ne heshtje! Ndaj mos e merrni seriozisht shkrimin e radhes se Shabes se ashtu ia do puna sot qe te shpetoje Toto liken nga sikletet qe e kane zene !Te vrane o Shabe te vrane!