Alarm i rremë për bombë në Shkollën Ekonomike

redaktor

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në shkollën e mesme profesionale Ekonomike në Tiranë. Alarmi është dhënë rreth orës 15:00 nga një telefonatë anonime në numrin 129 të Policisë së Tiranës.

Me të marrë këtë telefonatë në drejtim të shkollës profesionale që ndodhet përballë sallës së Parlamentit, kanë shkuar forca të shumta policie.

Uniformat blu bashkë me njësitë antieksplozivë kanë nisur kontrollet në ambientet e shkollës të cilët kanë verifikuar se alarmi ishte fals.

Ndërkaq, për disa minuta është bllokuar edhe lëvizja  e mjeteve në rrugën “Xhorxh W. Bush”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *