Alarm në aeroportin e Bremenit: në qiell shfaqet një UFO? (video)

anazapta

Alarmi në tokë dhe në ajër u shpall në aeroportin e qytetit gjerman Bremen për shkak të një disku fluturues. Të parët e pikasën pikën e madhe të ndritshme kontrolluesit ajrorë. Nga kulla e tyre dukej mjaft mirë se si disku fluturues qarkullonte mbi territorin e portit ajror, e fiksuan praninë e tij edhe radarët. Për plot dy orë disku i rrumbullakët u ndoq nga një helikopter i policisë, ndërsa në aeroport u pezulluan përkohësisht fluturimet. Ato u ridrejtuan në qytetet fqinje.

Ndërkohë në Internet u shfaq një video, e cila pretendon të jetë postuar nga disa dëshmitarë okularë. Ajo po diskutohet aktivisht tani në blogjet dhe po studiohet nga policia. Hetimi po kryhet në kuadër të faktit të kërcënimit të sigurisë së trafikut ajror.

 

Share This Article
4 Comments
  • Kjo video nuk provon absolutisht asgje. Mund te jete nje balone me disa drita dhe e bejne ufo.
    Te tilla video te xhiroj une perdite dhe ti postoj si ufo…psssssssssss

  • Po le te jen e le te vijne edhe UFOT, sic shkojme ne në hapesire, ashtu vijne edhe ata ketu, hapesira eshte nje, nuk ka pronar tokash si ne bathore, ku komandonte Xhelal Mzati dhe Sali Trapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *