Dy persona kanë vdekur dhe me dhjetëra të tjerë j anë shtruar e me qindra janë infektuar nga bakteri E.coli , që është shpërndarë si epidemi në Mbretërinë e Bashkuar. Faji duket se është sallata e rukolas, që gjendet në supermarket dhe në restorante. Lajmi është bërë i ditur nga Telegraph.
Autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar tregtarët e shumicës që furnizojnë restorantet dhe zinxhirin e supermarketeve që të ndërpresin shitjen e produktit nga Mesdheu, ku mendohet se vijnë gjethet e infektuara. Për momentin rukola do të vazhdojë që të shitet sepse Agjencia e Standardeve të Ushqimit ka deklaruar se ende nuk ka priva të mjaftueshme për të justifikuar bllokimin e sallatës.
Hetimet kanë nisur në zonat e Bristolit dhe Bath, ku të gjitha rastet janë izoluar gjatë javës së kaluar. Por në ditët e fundit janë shfaqur raste edhe bë Angli, Uells dhe Skoci. Agjencia e Standardeve të Ushqimit ka paralajmëruar konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në larjen e të gjitha perimeve.
