Alarm në Durrës, 4 persona helmohen me gaz në port

Ornela

Katër punonjës sigurie të portit të Durrësit kanë përfunduar në spital paraditen e sotme.

Nga raportimet e para mësohet se ka pasur rrjedhje gazi në port.

Te hyrja e katërt e portit, te Ura e Daljanit, ka patur rrjedhje gazi, si pasojë rojet kanë paraqitur probleme shëndetësore për shkak të ajrit të rënduar dhe janë dërguar në spital.

Nuk dihet ende nga mund të ketë rrjedhur gazi, ndërsa në vijim priten informacione të tjera për ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *