Alarm në Francë: Ushtria blindon Parisin

Elton Tafaruci

Qeveria franceze ka urdhëruar të blindohen Parisi, aeroportet dhe metrot pas 4 sulmeve të ndodhura në Bruksel të Belgjikës mëngjesin e sotëm.

Franca ka dërguar trupa shtesë ushtarake për të përforcuar pikat strategjike në Paris, metrotë, stacionet e trenave dhe aeroporte. Shefi i Sigurisë së Air France, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njesinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anulluar. “Terminalet janë pikat e dobëta të “ajrit”, – tha ai, – sepse ato janë të hapura, në dispozicion të publikut.”

Tashmë, policia dhe drejtësia franceze janë duke ndihmuar, homologët belgë në gjurmimin e terroristëve që shkaktuan shpërthimet në Bruksel./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *