Shmanget atentati me C4 para Kryeministrisë, merret në pyetje prefekti i Vlorës

redaktor

PERDITESIM – Alarm për bombë në Kryeministri. Informacioni është marrë rreth orës 09:20 nëpërmjet një telefonate anonime, që është bërë në sallën operative.

Stafi i Kryeministrisë është evakuuar dhe është zhvendosur në Ministrinë e Financave. Policia ka krijuar një perimetër sigurie dhe trafiku përreth Kryeministrisë është ndaluar.

Përveç policisë, në vendngjarje kanë mbërritur kreu i SHISH, Visho Ajazi, kreu i Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Dyshimi kryesor ka qenë një automjet ngjyrë gri, Peugot 407, me targa TR 5066 H, i vendosur në hyrje të Kryeministrisë.

Burime nga policia thonë se një sasi prej 200 gramë material shpërthyes i llojit C4 është gjetur në pjesën e poshtme  të automjetit. Makina i përket prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Roja i gardës së Kryeministrisë e ka konstatuar lëndën eksplozive gjatë një kontrolli rutinë, kur  aparaturat sinjalizuan një objekt të dyshimtë në automjet. Pasi ka zbritur drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin, gardisti roje ka njoftuar sallën operative të policisë.

Mësohet se makina drejtohej nga vetë prefekti Dervishi, i cili mësohet se kishte një takim me drejtorin e Antikorrupsionit, Ergys Hoxha.

Dyshohet që lënda ka qenë në automjet gjatë kohës që Dervishi ka udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës.

Aktualisht, prefekti i Vlorës po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Deklarata e Ministrise se Brendshme

Në datë 13.12.2013, rreth orës 09:30 automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të shtetasit Besnik Dervishi, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë.

Nga kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një objekt i dyshuar si sasi eksplozivi.

Oficerët e Gardës së Republikës i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria për Krimet e rënda.

Policia ka urdhëruar dhe ka marrë masa të menjëhershme për evakuimin e të gjithë personave rreth vendit të ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertëve antieksploziv.

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv dhe nga kqyrja e detajuar e automjetit është vërtetuar se në mjet ishte vendosur një sasi prej më shumë se 200 gram eksploziv C4, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular.

Njësia antieksploziv në Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat, duke bërë neutralizimin e sasisë së eksplozivit.

Grupit hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

 

Share This Article
15 Comments
  • keto i bejn ajdutet e kriminelett te saliut duan te trembin qeverin per te mos shpen dosjet e krimeve te saliut me shok .kercenimi arben imamit po vihen ne jet nka mafja e sali berishes qeveria duhet te mos vonoj me arestimin e saliut sa nuk esht von.

    • Tani ka vajtur puna: Dy duar per nje koke jane.
      Berisha perdor cdo lloj mjeti per te shpetuar nga burgu.
      Edi Rama do e neutralizoje shume shpejt, qe te bejne punen, perndryshe Berisha ka kriminele qe nuk ndalen para krimeve

  • Z.Rama .Si shume hapsira u lejon uqerve te livadhisin .Nuk mund te sillesh kaq liberal me sigurine e objekteve shteterore .Vinin regull te forte ne hyrje dalje .Se kane per gje te sabotojne ose te provakojne.Do kohe te pastrohet fara qe eshte mbjelle .Detyrat e veshtira qe kini perpara ta inponojne ti mbani syte hapur 24 ore . Nje icident te ndodhi ne godinat shteterore do kete pasoja jo te kendshme.Mos flini mbi dafina thote populli .

  • Udbashët e PD ne aksione guerrilase! U duhen thyer brinjët,dhe derguar në birucë sa me parë ata qe akuzohen se kane vjedhur e bere krime kur ishin ne qeveri! Kunder krimit duhen të ngrihet ne kembe Sovrani! PD si parti e vdekur me dy njesha në arkivolin politik,nuk duhet te kete ringritje! Parti ramiziste e ish sigurimit famekeq të shtetit duhe ti vihen guret e varrit…Sovrana ka theter mision! OLTRE eshë parrulla botrore,ndaj rikthim tek PD eshtë rikthimi tek bombat,dinamiti,vrasjet prapa kraheve dhe gremisjet me makina…Shteti i Rilindjes ka 300 dite te tregoje se dicka mund të bejë,megjithse duke qene me LSI ne pushtet ka gjase të vdes dhe Rilindja shume shpejt! Akt Now! Goditje krimit e para detyre qeveritare!…

  • KJO ESHTE “VIJA E KUQE” E AL KAPONES ME TE CILEN IMAMI I SALIUT KERCENOI EDI RAMEN.

    Ne kete situate rrenqethese per Vatanin lind pyetja llogjike:

    A DO TE FRIKESOHET EDI rAMA DHE PREFEKTI I VLORES PER TE NDJEKUR KRIMINELET?

    per si nje tragjio-komedi diten jane socialiste te betuar, por naten transformohen si berishiste te perbetuar?

    Sic eshte edhe Kryebashkiaku i korruptuar Shpetim Gjika qe ka vetem ngjyren e LEKUT mbi lekuren e tij.

    Sic eshte edhe artisti i filmit te Enverit me partizane dhe gjermane Arben Imami qe ka nderruar 7 here fene dhe bindjet e tij, qe sipas Fan Nolit kjo tregon se eshte nje shqyptar i vertete.

  • KJO ESHTE “VIJA E KUQE” E AL KAPONES ME TE CILEN IMAMI I SALIUT KERCENOI EDI RAMEN.

    Ne kete situate rrenqethese per Vatanin lind pyetja llogjike:

    A DO TE FRIKESOHET EDI RAMA DHE PREFEKTI I VLORES PER TE NDJEKUR KRIMINELET?

    te cilet si njeshfaqje tragjio-komedie, diten jane socialiste te betuar, por naten transformohen si berishiste te perbetuar?

    Sic eshte edhe Kryebashkiaku i korruptuar Shpetim Gjika qe ka vetem ngjyren e LEKUT mbi lekuren e tij.

    Sic eshte edhe artisti i filmit te Enverit me partizane dhe gjermane Arben Imami qe ka nderruar 7 here fene dhe bindjet e tij, qe sipas Fan Nolit kjo tregon se eshte nje shqyptar i vertete.

  • ky eshte nje sinjal i qarte per KM Ed Rama,

    prandaj Z. KM leri llafet, leri fjalimet, leri fotot, leri tralalate dhe merr ne dore shtetin sepse celsat ti ka dhene ne dorezim poplli Ty dhe mos vononi te arrestoni disa krere te shpellave – kryeshpellarin e vicidolit te parin, SOOOOTTTTT, neser do te jete vone per ty KM Ed Rama.

  • Ky eshte nje sinjal i forte per Kryeministrin Rama, te kete kujdes, te ruhet sespe Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e tij jane hedhur ne aksion per te c’orientuar goditjet kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe vjedhjeve galopante te cetes se UDB -se se Ali Baba Saliut..

  • Kto jan sajesa te demonve te kuq,sic sajuan bomben ne ambasaden Sovjetike ne Tirane.Apo sajesen per ti then botes se cfar na bejn demokratet.Sajuan rrembimin e grues se kryebashkiakut te Kavajes ku Veliaj qe Rama e beri minister njoftoj ambasadat ne Tirane se njerzit e PD rrembyen e perdhunuan dhe i nxorren femijen nga barku, ne shej hakmarrje se fitoj zgjedhjet ne nje vend ku historikisht fitonte PD.Kjo eshte rilindja qe popull shkreta u rrejt me nga 5000 lek dhe u dha voten.

    • or tejjj mark.uk or cjal apo dhi mali kur te zbresesh nga malet monto nje sistem frena dore se te duhen or fakale serbije qe je bere me nenshtetesi shqiptare gjate ketyre 8 viteve si puna e atij gashit te kosoves.car sajesa thua ti more fakale i sekretarit te ppsh-se SRB-shes ,kto bomba me telekomandim kane filluar qysh ne tropoje kur felliqesira ati yt biologjik serbi sali gati shfarrosi gjith djemte e tropojes se ju dukeshin te gjithe armiq,nga anej e dna-ne dhe prejardhjen po leri dokrrat,matone UK-se te shkosh ti po kokrra e injo… ngelesh,more shpifesire e ndyre ordiner pervers,po lene mer car kavaje leshi thu ti sja ke idene ku bine kavaja,po leje mer se populli ka 23 vjet qe perdhoset nga sekretare ppsh-je SRB qe ty te duket demokrat sot po aq demokrat sa eshte edhe kastriot islami leje po ti car ndjen kur e shikon kacin me 2 gishta perpjete ,soji dhe sorollopi yt kane 23 vjet qe kan shit voten me 2 gishta perpjete per nje thes miell or TEJJJJ car lesh 5000 lekshi permend ti ….

  • Or Mark shpellari, se une jom malsor e si malsor vertetit rrij n’maje t’kepit jo si ti or, shpellar malokari qi jen tuj shkru marrina,vallahi, besa prej Beogradit!
    Nuk e mshel njat kamare goje, or shkja i Berish malazijasit? Tuj provoku na ban me marri na tan malsoret e besa, me t’pas nji ktu pranë do kisha me ta rjep kaptinën me tru skjau! Po a nuk ka ken nji ky serboshkja, Salia i Lugut të zi(me mfal shqiptaret atdhetorë,Lugu i zi asht ka ne Lugu i mutit) se ka pas le nat lug tuj rujt berrat e pi tamel,tuj mosnjoft mollt e arta, e hangër kshtaja qi zdrypin prej majës hekrit e tejposht Bujanit…A po ska ken ky berr vicidoli q’ka vra me bomba telekomandume n’ure t’Valbones e n’Zherkë, në Zogaj e tan Shqipninë djelmninë shqiptare? Ene n’kryministri e ka vra e njitash ka ba si kanë pas tha, tuj e rrokullu Olldashn?
    Shka po thu o Mark beogradi,asht marri e ka me t’ro shigjetë rrufeje ke shpia ku tpagujn n’Beograd!…
    Marritë e PD dhe Salisë kane me marr denimn ma t’modh jo vetëm prej Shqipnis po ma pari prej Tropojs heroike! Maje veth n’vesh nji ket qe po ta shkruj! U shoftë fara e Markëve dhe ulqeve tjenë antishqipni! Qeverria duhet me cbulu njat hata q’ka dasht me ba PD e Salisë së Lugut te Zi!..

  • Ndaj te njejtin mendim me oponentin tim.
    Ky eshte nje akt i paser terrorist i mbetur ne tentative, per shkak te panikut qe ka mberthyer vete autoret.
    Ne minuten e fundit, keta funderina, per te shmangun shumefishimin e ndeshkimit qe meritojne, u munduan ta parandalojne nepermjet njoftimit telefonik.
    Falangat e tyre, me makinacione dhe provokime te llojit demode te al Kapones te Kasa Nostres, apo Kamorres, kerkojne te bejne presion ndaj vendosmerise se mazhorances se re qeverisese per ndarjen perfundimtare te krimit dhe korrupsionit nga trupi i shtetit dhe pushtetit.
    Nese do te ndodhte qe ne legjenden e ngritur per 21 Janarin, qe sikur dhe nje kallep me amonit malor dhe jo tritol aq me pak me lenden tejet te rrezikshme shperthyese C4, do te gjendesh qofte dhe dhjete gram tek protestuesit, atehere qeveria e Kamorr Berishes dhe Sançozapata Imami, jo vetem do te justifikonte krimin shtetror te vrasjeve dhe plagosjeve ne bulevard, keqtrajtimet dhe arrestimet e qindra protstuesve, por do ta ksihte thelluar ate me ndeshkime prej qindra vjetesh per protestuesit e asaj demostrate paqesore.
    Berisha e njeh mire stilin e kercenimit dhe e ka aplikuar jo pak ne keto 23 vjet pluripartitizem.
    Kete stil dhe menyre veprimi e njohin deri ne perfeksion dhe gjithe falangat e tij perfshire dhe oborrin politik dhe familjar.
    Toleranca dhe leshimet ne kete rast do tu benin nder vetem krimit dhe krimineleve te vertete dhe jo atyre qe jane te paguar per akte te tilla.
    Terroristet dhe mafiozet qe u rrezuan nga pushteti , kerkojne ta mbulojne kete akt te paprecedente, ( nje akt i tille ishte ai qe i mori jeten gjykatesit te Vlores), duke e quajtur nje “shfaqje teatrale”.
    Po! Duhet te kete shfaqje teatrale dhe ajo duhet te jete menyra e prangosjes se Sali Berishes, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Arben Ristanit, Ferdinand Pones, kuliçerve de plot kulisherve te specializuar per akte te tilla mafiozesh.
    Por mazhoraca qeverisese dhe ne parlament duhet me pare te zgjidhe problemet mes vedit. Nuk duhet toleruar qendrimi as mish dhe as peshk i aleateve te maskuar te Berishes ne gjirin e te majtes, siç jane dekleratat e Ben Blushit qe e shfrytezon koltukun e parlamentit per romabe dhe pr tu treguar opozitar i pozitws qe i perket, apo varkes se shpetimit te Berishes me 1998 dhe ricikluesit te tij ne politik kur duhej te ishte ne burg, deputetit te ps, Pandeli Majko, i cili me paturpesi ne emisionin “Top story’, e vlerson Sali Berishen, si nje prsonalitet qe ka sfiduar gjithe personalitetet ne keto 100 vjet shtet dhe levizjet e Dhjetorit 1990 asi merite e tij dhe jo si nje regji e Ramiz Alise sipas skenarit te Katovices.
    Qendrime dhe deklarime te tilla i bejne nder dhe zgjasin vazhsdimesine e apartçikeve berishiane qe ende kane me ngarkese te plote gjithe administraten shteterore, kryesisht ate ne institucione ne rangje qarqesh, duke filluar qe nga institucionet e Prefekteve de deri tek drejtorite ne rrethe.
    Radikalizmi perballe te keqes dhe frenueses eshte nje e keqe e domosdoshme per nje rilindje te vertete.

  • Mbetem i nje mendje me Pervathin.PD eshte skaljoni i dyte i sigurimit,sic po e deshmojne vete studentat e mbetur gjalle.Kio parti eshte nje organizate terroriste e profilizuar ne akte terrorizmi dhe sabotazhi.`Skalioni i dyte` si organizate u krijua ne 1968 nga Kadri Hasbiu me elemente subversive,burgaxhinj,te denuar ordinere dhe politike, te angazhuar ne rradhet e sigurimit te shtetit,qe do te kryenin akte terroriste ne rast pushtimi nga Bashkimi Sovjetik i athershem(ishte periudha e pushtimit te Cekosllovakise).I gjithe ky kontigjent i riperterire iu vu ne dispozicjon Sali Berishes,gjate dhe pas levizjes studentore,per te hequr qafe rivalet brenda PD dhe per te terrorizuar te pabindurit.Te ashtuquajturit `forcat e erreta`qe zhduken shume shqiptare te pafajshem ne ate kohe jane pjese te kesaj loje.Nga Arben Broci,Remzi Hoxha,djemt e Tropojes,gjykatesi Vlores,shtyllat e tensionit larte,puci i 98- es deri tek kjo bombe e telekomanduar ne kryeministri.Vetem nje megaproces dhe ndonje i penduar si ne Itali mund t`ja nxjerre rrenjet kesaj mafie shteterore.Deri tani Rama eshte ne ajer,sepse nuk i ka prekur atje ku i djeg Mafias se Vicidolit.

  • Paralajmerim për te mos e shtuar dozën e goditjes kunder bandes mafioze te sali berishës! Duhet ndjekur telefonata “paralajmëruese”? Duhet parë me c’ mjet do të behej aktivizimi i eksplozivit,tipi i kapsolles se vendosur në trupin e tij etj. N.q.s nuk ka pasur kapsollë atehere eshte paralajmerim! Ndersa n.q.s ka patur kapsolle ajo mund të shperthehej kur te kalkulonin se objekti ishte afruar. Nje mase 200 gr.c4 (eksploziv plastik ) nuk shkakton ndonje dem kushedi dhe ne kete veshtrim i rendoj versionit “paralajmerues”! Komentuesit ne pergjithesi kane nxjere konkluzione te drejta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *