Alarm për bombë, 2 celularë në makinën e mjekut të Poliklinikës

redaktor

Dy celularë të vendosur në kroskotin e automjetit “Benz AClass” të ish-drejtorit të Poliklinkës numër 10, tashmë mjek patolog i kësaj klinike, Sinan Manjani, kanë alarmuar dje Policinë e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të premtes në oborrin e Poliklinikës. I trembur nga ngjarjet e fundit të shpërthimeve me celular, mjeku ka sinjalizuar policinë të vinte dhe të kontrollonte automjetin. Policia izoloi zonën e oborrit të Poliklinikës, por pas verifikimeve nuk rezultoi të kishte prani të lëndëve plasëse apo të rrezikshme. Manjani ka dëshmuar se nuk ka konflikte apo probleme me askënd, por mbetet mister shkaku pse autorët e paidentifikuar i kanë lënë dy celularët në xhamin e automjetit. Për këtë shkak kanë nisur hetimet, janë verifikuar gjurmët e gishtrinjve në telefona dhe të dhëna të tjera brenda tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *