Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur në aeroportin e Landvetter të Suedisë, paraditen e sotme.
Aeroporti, që ndodhet jashtë Gothenburg, mësohet se ka marrë një kërcënim për bombë mëngjesin e së enjtes. Për pasojë, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar njerëzit.
Pas mbërritjes së autoriteteve, bëhet e ditur se janë gjetur disa qese të dyshimta plastike, në një prej koridoreve të brendshme të aeroportit.
Lajmi për një kërcënim ndaj Aeroportit të Landvetter, i dyti më i madh në vend, është konfirmuar për mediat në vend edhe nga Swedavia, kompania që operon në aeroport.
Sipas “Forex Live”, dyshohet se shpërthimi i raportuar është shkakruar nga policia, nëpërmjet shpërthimit të kontrolluar dy qeseve plastike./E.T
