Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë në Athinë, evakuohet gjithë qendra

Ornela

Një alarm për bombë ka alarmuar Athinën mëngjesin e sotëm. Një telefonatë anonime në zyrat e medias greke Zougla.gr ka alarmuar autoritetet se një pajisje e telekomanduar me një sasi eksplozivi do të shpërthejë pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë në rrugën Lukures në orën 11:38.

Mësohet se gjithë banorët që jetojnë pranë qendrës së Athinës janë evakuuar. Në vendngjarje ndodhet policia si edhe forcat xhenio, të cilët po punojnë për të gjetur lëndën e mundshme plasëse.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *