Një alarm për bombë është dhënë në një avion të “Germanwings”, i cili do të nisej nga aeroporti i Bonn-it, Gjermani, me destinacion Milanon.
Lajmi është dhënë nga vetë kompania gjermane, ku më pas është bërë me urgjencë evakuimi i të gjithë pasagjerëve të avionit.
Alarmi për bombë është dhënë vetëm pak momente para se avioni të linte aeroportin. Kulla e kontrollit kontaktoi pilotin, i cili i ndaloi manovrat për fluturim dhe e dërgoi menjëherë avionin në zonën e parashikuar për raste të tilla.
Vetëm pak ditë më parë një avion i kompanisë “Germanwings” u rrëzua në Alpet franceze, duke i marrë jetën 150 pasagjerëve.
