Mëngjesin e djeshëm, një alarm fals për bombë ka ngjallur ankth për banorët në zonën e ish-ekspozitës në kryeqytet. Një qytetar kishte konstatuar një send të dyshimtë pranë ish-ekspozitës duke lajmëruar policinë. Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollin e sendit të dyshimtë. Sipas policisë pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se nuk kishte asnjë lëndë plasëse duke i dhënë fund edhe ankthit të banorëve.
