Alarm për bombë, rrethohet qeveria e Kosovës

Elton Tafaruci
Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Zyra Rajonale për Informim e PK’së, ka konfirmuar për Gazetën Express, se alarmin për mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po verifikojnë mjetin e dyshuar.

Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *