Alarm fals për bombë te “Qemal Stafa”

anazapta

Alarm për bombë në shkollën “Qemal Stafa”. Një telefonatë anonime e mbërritur në sallën operative të policisë ka sinjalizuar për bombë në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në kryeqytet.

Policia dhe ekspertë të xhenios kanë mbërritur menjëherë në shkollë dhe kanë bërë evakuimin e nxënësve.

Pas kontrolleve ka rezultuar se alarmi ka qenë fals, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar autorin e telefonatës. Kjo nuk është hera e parë që nxënës të shkollave të ndryshme përdorin këtë metodë për të shmangur orët e mësimit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *