Në muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kirurgu i njohur onkolog Agim Karaj ngre shqetësimin se sëmundja, e cila nga viti në vit po shfaq një trend në rritje, po prek edhe moshat e reja. Në një intervistë për ‘BalkanWeb’, Prof.Dr.Karaj apeloi çdo grua mbi moshën 35 vjeçe, duhet të kryejë një herë në vit mamografinë.
“Kemi parë edhe mosha të reja, edhe 21 vjeç edhe 23 vjeç. Pastaj moshat që kap më tepër është nga 40 vjeç e sipër. Dhe fatkeqësisht akoma në Shqipëri kapet vonë. Kur vijnë vonë, doktorët bëjnë sa munden por nuk mund ta shërojnë sëmundjen, mund t’i zgjasin jetën, por stadi do bëjë të vetin”- tha kirurgu Karaj.
v.l/ Dita

Epo kur u bo edhe çuni i Xhavides doktor cicash.