Alarm për sulm terrorist, 1 i arrestuar në Bruksel

Elton Tafaruci

Policia belge ka arrestuar një person në orët e para të së martës, pranë një qendre tregtare, pas dyshimeve që ishte i pajisur me eksploziv dhe se po planifikonte një sulm terrorist.

Siç raporton Agjencia e Lajmeve Reuters, zona përreth qendrës tregtare City2, një ndër më të mëdhatë në Bruksel kryeqytetit belg, është rrethuar nga forca të shumta të sigurisë.

“Një person u arrestua rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, pas dyshimeve të forta se mbante me vete eksploziv. Forcat xheniere po kryejnë verifikimet”, tha një zyrtar belg për Reuters.

Forcat e sigurisë në Belgjikë mësohet se kanë zhvillur një takim me Kryeministrin Charles Michel për të diskutuar rreth incidentit në fjalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *