Alarm te Juventusi, Ronaldo ka probleme në kavilje

DITA Online

Cristiano Ronaldo mund të humbasë transfertën me Napolin për një problem në kaviljen e majtë.

“Ylli” portugez është stërvitur veçmas në seancën e kësaj të mërkure, por do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme para se të merret vendimi përfundimtar. Sipas të gjitha gjasave, CR7 do ta ndjekë nga televizori takimin e “San Paolos”.

Juventusi nuk rrezikohet nga Napoli në garën për titull edhe nëse e humbet këtë sfidë, pasi diferenca është plot 13 pikë.

Për bardhezinjtë do të ishte një gafë e rëndë nëse lojtari portugez do të rrezikonte ndeshjen e kthimit me Atleticon e Madridit në Champions.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *