Alarm tek kombëtarja, probleme për Sadikun dhe Kukelin

redaktor

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli nuk e përfunduan sfidën e tyre me Zurich. Të dy futbollistët e Kombëtares lanë fushën pas përplasjeve me kundërshtarët duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Sadiku mori një goditje në gju, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.

Klubi zviceran nuk ka njoftuar asgjë. Kukeli qëndroi më gjatë në takimin me Servette ku dha edhe pasimin për golin e dytë. Megjithatë edhe mesfushori është zëvendësuar disa minuta para përfundimit.

Një situatë delikate para takimeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018 me Lihtenshtejnin dhe Spanjën më 6 dhe 9 tetor.

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli ishin titullarë në ndeshjen e parë me Maqedoninë. Sadiku shënoi edhe golin e parë për kuqezinjtë. Lajme të mira vijnë nga Torino ku Arlind Ajeti nisi vrapimet e para, duke treguar se mund të jetë shpejt gati për të zbritur në fushë.

Share This Article
1 Comment
  • Me mire te mos lozin keta te dy se te du jane kot fare

    Sadiku nuk di te bej gol dhe me porten bish dhe ne vend te tij duhet te lozi Cikalleshi
    Ndersa ne vend te Kukelit ka plot aty qe jane shum te mire

    Po nuk lozi Sadiku ne fitojm kunder Spanjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *