Televizioni francez TF1 ka dhënë alarmin se mafia e vendosur në Gjenevë të Zvicrës po zhvendoset edhe drejt Francës dhe po “hedh rrënjë” në qytetin bregdetar Annecy.
Në Annecy, një qytet në afërsi të kufirit me Zvicrën, një rrjet i mafias shqiptare qarkullon sasi të mëdha të heroinë me çmime me të cilat po sfidon të gjithë konkurrencën.
Një gram shihet për 20 euro. Çdo pikë shitje bën 100 mijë euro në muaj, çka do të thotë 1 milionë euro për të gjithë zonën. E sjellë nga Shqipëria, droga ka mbërritur deri në kufirin francez.
Komuniteti dhe shoqatat, të shqetësuar nga ky realitet, u bien këmbanave të alarmit. Tre ose katër përdorues kanë gjetur vdekjen nga overdoza e kësaj droge vrasëse.
Dy shpërdarës u dënuan me 3 dhe 5 vjet burg. 13 shqiptarë, shpërndarës dhe trafikantë droge janë arrestuar vetëm këtë vit në jug të Francës. Grupi i tyre kontrollohet nga Gjeneva, në Zvicër. Televizioni Frances “TF1” i kushtoi një reportazh situatës së krijuar në qytetin e Annecy, nga shpërndarja e drogës nga mafia shqiptare.

Annecy nuk eshte qytet bregdetar, por eshte nje qytet i vogel buze liqenit me te njejtin emer. Sa per lajmin. Ai mund te jete shume i vertete. Shqiptaret jane nje race e prirur ndaj krimit dhe paligjshmerise. Ky eshte edhe shkaku kryesor qe Shqiperia nuk behet. Duhet nje Enver qe tua beje rrup-sup shqiptareve. Qe t’i veje te punojne per nje cope buke. Ndryshe behet si sot.