Një raport i fundit i Bankës Botërore lëshon alarmin se të rinjtë në Shqipëri po keqarsimohen duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë më minimale.
Raporti i cili mes të tjerash ka në fokus zhvillimet në tregun e punës ka dalë në rezultatin tronditës se 57 për qind e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marrë përmes leximit. E thënë ndryshe, këta janë persona që dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar.
Rezultatet e raportit që bazohet në testet e Pizës, tregojnë se kjo është një nga normat më të larta të analfabetizimit funksional në gjithë rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore duke lënë pas vetëm 3 vende, Kirgistanin, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Në Ballkan, Shqipëria mban rekordin negativ.
Shifrat tregojnë se arsimi në Shqipëri është i keqfinancuar në raport me vendet e tjera, të paktën në pjesën publike. Në vitin 2010, fondet e buxhetit për arsimin ndaj Prodhimit Kombëtar ishin gati dy herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërkohë që vitet e fundit sistemi arsimor është përballur me ndryshime të panumërta ligjore, të cilat shpesh përmbysin njëra-tjetrën.
Por përtej shkaqeve, rezultatet e raportit tregojnë se Shqipëria ka një problem jo të vogël, i cili përveç kostove të mëdha sociale dëmton edhe perspektivën e ekonomisë. Shumica e të rinjve të paarsimuar kanë më pak gjasa të gjejnë një punë dhe përveçse nuk kontribuojnë në rritjen ekonomike, shndërrohen në barrë për buxhetin e shtetit. Në kushtet e një tregu pune gjithmonë e më shumë konkurrues dhe teknologjisë që zhvillohet me shpejtësi, kostot e keqarsimit janë edhe më të larta. / Top Channel
sa keq per nje komb qe e ka fituar me gjak te drejten e arsimimit
Ky eshte brezi i shqiperise i pas viteve 1990.Ky eshte mallkimi i 1990-92!!
Ky eshte brezi i sali mesjetarit, qe e ktheu kete vend per 22 vjet ne kohen e kandilit dhe qiriut. Ky eshte brezi i bingove,i kafeneve, i njerezve te hicit dhe kotit me premisa e vetme per tu bere vetem hajdute, kriminele, prostituta, pra njerez ordinere per ta kthyer shqiperine sic eshte kthyer dhe sot ne vendin e ferrit ku njerzit vdesin cdo dite si minjte e arave ose dalin si gabele neper rruget e europes!
Ky brez sot eshte produkti i sali shpellarit, ku shqiperia eshte sot sicilia dhe kolumbia europes!!!! Krimet e ketij njeri nuk kane te sosur!!!! Litari qe do e varte kete njeri ka me sh vlere se sa monstra vete!
ME PELQEN
“analfabetë funksionalë” do të thotë që nuk janë zombie komplet?
Banka Boterore genjen, se 57% e te rinjeve 15 vjecare shqiptare jane analfabet funksional. A e kane pyetur ata, Sali Ver Pallen, apo e kane bere me kokene tyre kete studim?. Sala thote ,qe ne jemi te dytet ne Europe, BB thote qe ne jemi te paret ne Europe per anafalbetizem funksional. Kjo nuk eshte e vertete se edhe Sali Ver Palla kur flet, me falni kur shan, se ai nuk di te flase, nuk mban mend dhe nuk di cfare thote. Si puna Sali Ver Palles ka shume andej rreth e qark Vucidolit e me gjere. BB nuk kupton qe te rinjte tek ne jane analfabete,se Sali V. P. kete brez e ka dicitalizuar dhe i ka bere me cip si puna e lopeve sic mburret Ai dhe kerkon t’i komandoje nga nje qender e vetme qe eshte PD. Ky eshte nje ” sukses ” tjeter i pa pare i Sali V.P. Tyc & Toc.