Hungaria, që prej zgjedhjeve legjislative të vitit 2010, ku partia Fidesz, nën drejtimin e Viktor Orban fitoi shumicën dërrmuese, ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, për rrëshqitjen e saj drejt ekstremit të djathtë. Marrëdhënia e saj me BE-në është komplikuar, duke shkaktuar përplasje të vazhdueshme dhe duke u vënë nën akuzë për dhunim të vlerave themeltare të BE-së dhe vënie në dilemë të kritereve të Kopenhagenit.
Kryeministri i vendit Orban, është i njohur për politikat e forta me nuanca nacionaliste për integritetin e vendit dhe mosmarrëveshjet e përsëritura me Bashkimin Europian. Ardhja e tij në pushtet në vitin 2010, u shoqërua me një sërë reformash kushtetuese, ligjore dhe ekonomike. Orban ka arritur të kryeje rreth 500 ndryshime ligjore, që prekin parlamentin, median, sistemin juridik, ligjin elektoral, Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese dhe Autoritetin e Ruajtjes së të Dhënave. Këto procese janë kryer pavarësisht kritikave të fuqishme të opozitës në vend dhe grupeve të interesit dhe të drejtave të njeriut, organizmave të brendshëm dhe atyre ndërkombëtarë, duke përfshirë në mënyrë specifike dhe BE-në. Të gjitha reformat janë gjykuar, se përmbajnë tendenca nacionaliste, përqendrim pushteti të partisë në qeveri, vënie në pozicion jo të favorshëm të partive opozitare, shtrëngim të të drejtave të minoriteteve dhe shtrëngim të lirisë së shtypit. Me shumicën dërrmuese prej 2/3, Orban ka arritur të kontrollojë vendin, duke e rikonfiguruar kombin, sipas vijës nacionaliste të ideologjisë partiake.
Për BE-në situata ka qenë e paprecedent, pasi Hungaria është i vetmi vend anëtar, që ka arritur të kryejë shkelje të tilla të rënda, të vlerave dhe principeve themeltare të funksionimit të saj, si edhe të kuadrit ligjor bazuar në traktate. Eksperiencat e përplasjeve me vendet e tjera nuk kanë shkuar asnjëherë deri në këtë fazë, por kanë gjetur zgjidhje paraprake.
Kërcënimet e BE-së shkuan deri në mundësinë e heqjes së të drejtës së votimit për Hungarinë në Këshillin e BE-së. Komisionerja për Drejtësinë në BE, Viviane Reding deklaroi se mund të aplikohet neni 7 i Traktatit të BE-së, i cili thekson se në rast dhunimi të përhershëm të drejtave themeltare të BE-së, vende si Hungaria në këtë rast, mund të humbasin të drejtën e votimit në Këshillin e Ministrave.
Situata në Hungari në lidhje me ushtrimin e demokracisë, sundimit të ligjit, respektimin dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave sociale, sistemin e kontroll-balancës, barazisë dhe jo diskriminimit ka vënë në alarm shpeshherë BE-në, e cila i ka rikujtuar Hungarisë detyrimet e saj kontraktuale për respektim të Traktatit të Lisbonës dhe traktateve të tjerë të saj. Parlamenti Europian ka shprehur gjithashtu shqetësime serioze në lidhje me situatën në Hungari dhe për mosrespektim të vlerave themeltare të BE-së.
Gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, Hungaria miraton Kushtetutën e re të saj. Kushtetuta u cilësua se riciklon idetë e shekullit të 19-të, të konsideruara të rrezikshme për vendin. BE e konsideroi si kërcënim të bërthamës së vlerave evropiane dhe vënie në dyshim të kritereve të Kopenhagenit. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, forcoheshin tendencat nacionaliste, fuqizohej spektri konservator me një fokus mbi kishën, familjen dhe mbrojtjen e embrionit që në konceptimin e tij, shtrëngohej liria e medieve dhe cënoheshin një sërë të drejtash të njeriut.
Në janar 2012, Komisioni Europian filloi procedurat përshpejtuese penalizuese kundër Hungarisë, mbi heqjen e pavarësisë së Bankës Qendrore dhe Autoritetit të Ruajtjes së të Dhënave si edhe mbi masat, që preknin sistemin e drejtësisë. Komisioni ka çuar gjithashtu para Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Hungarinë për disa ligje që bien ndesh me principet dhe ligjet e BE-së si, ligji për nxjerrjen para kohe të gjyqtarëve në pension, ligji mbi Autoritetin e Ruajtjes së të Dhënave, etj. Por, kritikat e ardhura nga Amnesty International mbi procedurat e ndërmarra nga Komisioni Europian, theksojnë se KE është fokusuar shumë mbi detajet teknike duke injoruar impaktin e gjerë negativ mbi të drejtat e njeriut, të shkaktuara nga miratimi i Kushtetutës së re hungareze dhe ligjeve të tjera të përpiluara.
Rasti hungarez përbën një rast unik të thyerjeve të rënda të legjislacionit të BE-së.
Por, BE është e dyzuar në përqasjen e saj përballë problematikës hungareze dhe ka nënvizuar shqetësimin serioz, se ish sateliti sovjetik po rrëshqet drejt autoritarizmit nën drejtimin e Orban. BE ka pak mjete në dispozicion për të ushtruar presion ndaj vendeve, që devijojnë nga rruga demokratike dhe zgjedhjet e fundit tregojnë, se elektorati nuk është i shqetësuar për problematikat që shtrohen nga BE mbi cenim të sistemit demokratik, ose nuk i konsideron këto çështje, të paktën si problematike. Nga ana tjetër ekziston gjithmonë një rrezik siç edhe ka ndodhur me vende si Greqia, Italia, Spanja apo Portugalia të cilat kritikat dhe masat e ndërmarra nga BE, kthehen në një bumerang ndaj vetë BE-së, pasi vërehet një mos aprovim popullor dhe revoltë ndaj saj.
Kuadri ligjor i BE-së nuk parashikon përjashtimin e një vendi anëtar. Traktati i Lisbonës, nëpërmjet nenit 50 mundëson një tërheqje të mundshme të ndonjë vendi anëtar nga BE. I vetmi penalizim, përtej procedurave juridike përballë Gjykatës Europiane të Drejtësisë parashikojnë një pezullimi të votës në Këshillin e BE-së. Kjo mund të ndodhë nëse një vend anëtar ka dhunuar në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme principet në të cilat bazohet BE: liria, demokracia, respekti për të drejtat e njeriut dhe lirive themeltare dhe principi i sundimit të ligjit, çka do të thotë se rregullat e BE-së janë aplikuar dhe vëzhgimi i tyre është siguruar.
Rritja e ekstremit të djathtë
Politikat qeveritare të Orban, vlerësohen se kanë rrëshqitur shumë drejt ekstremit të djathtë. Ekstremi i djathtë përfaqësohet nga Jobbik (Lëvizja për një Hungari më të mirë), një lëvizje nacionaliste ekstremiste radikale, anti-europiane, anti-semite, anti-rome dhe anti-globaliste. Ndonëse ka financime të fuqishme, që shfaqen në mbështetjen logjistike të aktiviteteve, që kryhen, burimet financiare të Lëvizjes nuk bëhen të ditura.
Jobbik në ndryshim nga partitë e tjera evropiane të ekstremit të djathtë, ka një qëndrim pro-palestinez dhe pro mysliman, çka shprehet ndjeshëm edhe nëpërmjet pozicioneve të saj kundër Izraelit. Retorika e fortë anti-semite ka njohur deklarata tronditëse të bëra në sallën e parlamentit, si ajo e vitit 2012, ku deputetë të Lëvizjes Jobbik bënin thirrje që çifutët të regjistroheshin në listë, si rrezik i sigurisë kombëtare. Lëvizja ka mbështetje të gjerë dhe në rrethet e studentëve, ku parullat e vendosura në fakultetin filologjik “Çifutët jashtë, universitetet janë tonat”, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare.
Propaganda partiake është shumë e fuqishme dhe ndaj komunitetit rom, duke kaluar nga kriminalizimet verbale sistematike, në akte të dhunshme në forma të organizuara.
Jobbik, nën drejtimin e liderit Gabor Vona krijoi ‘Hungarian Guard” një lëvizje paramilitare, neo-naziste, e cila kishte si mision ‘ruajtjen e popullit’. E shpallur e jashtëligjshme nga Gjykata Kushtetuese më 2009, është rikrijuar sërish nën emra të tjerë si “New Hungarian Guard” dhe “Hungarian National Guard”. Grupet paramilitare janë të aktivizuar në fushata publike për ngjalljen e urrejtjes ndaj komunitetit rom dhe komuniteteve të tjera.
Një sërë krimesh janë kryer kundër komunitetit rom përgjatë viteve 2008-2009. Këto krime të pazbuluara por të aluduar, se ishin krime me frymëzim nga urrejtja raciale, janë denoncuar dhe nga Amnesty International, por asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.
Dy janë ngjarjet kulminante të prodhuara nga fabrikimi i kësaj propagande dhe lëvizje politike, të cilat ndihmuan në ekspozimin e problemit ndërkombëtarisht.
Ngjarja e parë e ndodhur në fshatin Gyöngyöspata në veri të Budapestit, në vitin 2011. Grupet paramilitare anti-rome të veshura me uniforma të zeza dhe të armatosur, patrullonin fshatin përgjatë një jave duke provokuar popullatën rome në fshat. Forcat policore nuk i ndaluan aspak grupet paramilitare në fushatën e tyre dhe as qeveria nuk ndërhyri në këtë situatë.
Situata përkeqësohet kur rreth 200 romë të pambrojtur dhe nën kërcënim të vazhdueshëm, braktisin fshatin me ndihmën e “Kryqit të Kuq” për të shkuar dhe kërkuar azil në Kanada. Vëzhgues pranë qeverisë, sipas raporteve të bëra publike, i konsideruan këto lëvizje si “vajtje për pushime në masë”.
Lideri i Jobbik, Gabor Vona e siguroi elektoratin e tij, se grupe të tilla paramilitare do të vendoseshin dhe në zona të tjera në të gjithë Hungarinë.
E njëjta ngjarje përsëritet edhe në Devecser vetëm një vit më vonë, më 2012. Grupe paramilitare marshojnë dhe rrethojnë familjet rome në banesat e tyre, duke i kërcënuar dhe duke hedhur objekte të ndryshme në drejtim të banesave të tyre, pa u shqetësuar aspak nga prezenca policore. Në sulmet e vitit 2011 në Gyöngyöspata, pati gjithashtu raportime për djegie shtëpish të romëve.
Raportet që monitorojnë të drejtat e njeriut, kanë vlerësuar se qeveria nuk ka vepruar aspak për të parandaluar këtë situatë dhe ndërsa nuk ka raste ndëshkimi për ushtruesit e dhunës, e kundërta ndodh nëse ndonjë pjesëtar i komunitet rom do të sulmojë agresorë të tillë, ai do të dënohet me shumë vite burg.
Heshtja qeveritare brenda vendit në lidhje me këto problematika të rënda, konsiderohet se kontribuon në përthithje të mundshme të elektoratit të ekstremit të djathtë, i cili aktualisht ka rreth 23 deputetë dhe konsiderohet partia e tretë në vend. Kjo situatë aspak e dëshirueshme me një panoramë aspak pozitive mbi dhunimin e të drejtave të njeriut të një konturimi thuajse nazist dhe me një autoritarizëm i cili njeh vetëm rritje, bëhet edhe më e papranueshme kur mendon se këto vlera bëhen simbolikë përfaqësimi i një vendi anëtar i NATO-s dhe anëtar i BE-së./im.ta/
Ta pezullojne menjehere dhe t’i kerkojne qeverise respektimin e konventave te firmosura!
kjo europ kurev , mir ja ban hungaria se kujtojne se jane me vende si shqiperia qe e kane qit ne treg duke stimuluar si partit kriminale te tiranes qe vrasin qytetaret e vet ne mes te bulevardit dhe fitojne dhe zgjedhjet dhe rrine perseri ne pushtet me ndihmen e ketyre eurpjanve . mos valle ky viktor urban i vjelll zgjedhjet ne hungari apo e votojne qytetaret , demokraci do te thote njerzit te votojne me vullnet te lir , jo si tek ne qe vriten njerez neper mitingje dhe neper qendra votimi dhe pastaj keta europjanet na thone ishin me te mirat se te kaluarat , pra kjo eshte europa , edhe keti viktorit ja rrofash bolet se eshte burre shteti prandaj nuk ju pelqen , se done kriminel si sali kriminel pasi i vjedh votat shkone dhe ndane placken e shqiptareve me veriatlantikasit per shperblimin qe ju bene ne zgjedhjet e manipuluara keto 23 vjet , pra vktori ju tregon gishtin e mesti burrokrateve te brukselit dhe te ushintoni se ai eshte zot ne shtepine e vet dhe nuk ka nevoje ti thote kush burre shteti i thone qytetare e vet me vote te lire .
Namin per nacionalista e kane Gjermanet qe jane mbushur me turq, Afrikane, arabe e aziatik te cilet perbejne mbi 10% te popullates dhe i kane mbushur me minare, por burra paskan qene Hungarezet, per ne parlament i voton populli dhe jo BE. Edhe ky Edvini i ka 2/3 ne Parlament por asnje reforme nuk ka bere, e komandon Saliu qe eshte kontigjent per burg dhe i bejne presion nga BE me fshatare si Kukan e pisanjose si Doris Pack te mirepaguar me rryshfete nga Saliu. Z. Edi mer me vetete edhe Ilir Kokekatrorin dhe shko bej nje vizite 2 javore ne Hungari, qe t’u vijne trute e te mesoni, si punohet e si drejtohet, jo cdo pune qe beni rrini ne pritje c’do t’u thote BE dhe Amerika. votat u a merrni shqiptareve.
Thjesht e frikshme dhe e turpshme per Europen qe bile dhe e uroi Orban per fitimin e fundit.
SI THONI TE QAJME HALLIN TONE QE KEMI 100 VITE NUK PO GJEJME VETEN.
NE FUND TE FUNDIT URBAN FITOI ME VOTAT E HUNGAREZEVE, ZGJEDHJET U ZHVILLUAN NE NJE KLIME TE PRANUESHME, PA MANIPULIME THELBESORE NE PROCES, HUNGARIA ESHTE NJE VEND I HAPUR ME BOTEN, PRA NJE GARANCI QE NUK MUND TE NDODHIN BUDALLALIQE.
KY ZOTERIA E KA RRITUR EKONOMINE E HUNGARISE DHE KA SHTUAR NDJESHEM PUNESIMIN, PER KETE ARSYE E VOTOJNE HUNGAREZET.
POPULLI I HUNGARISE NDJEHET MIRE ME ORBAN, E NE I QAJME HALLIN ATIJ.
HARROJME SE POLITIKANET TANE I BEJNE PERDITE ATO PER TE CILAT URBAN E AKUZOJNE SE I BEN NJE HERE NE VIT, DHE ME E KEQJA ESHTE SE KETA TE TANET I HANE TE GJITHA PER VETE, NUK SIGUROJNE DOT AS RRITJE EKONOMIKE, AS PUNESIM ASNJE GJE PREJ GJEJE, E NE PRAPE RRIME E QAJME HALLET E BOTES.
KJO ESHTE TRAGJIKOMIKE.
Sa here kriza ekonomike lulezon o ekstremi i majte o i djathte fiton terren, ky eshte dhe rasti hungarez. Orban i mori votat duke ulur faturat e energjise me 20% dhe duke bere disa nderhyrje te tjera por kufizoi nje sere te drejtash njerezore dhe censuroi median. Orbani me hungarezet eshte njesoj si enveri me shqiptaret. I ka vene kapistallin ne qafe dhe i ushqen.