Në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka rrjedhje gazi nga një depozitë.
Alarmin për situatën e rrezikshme e ka dhënë shefja e sigurimit teknik të repartit zjarrfikës të uzinës Brunilda Jahaj, e cila tha se ka njoftuar për këtë situatë autoritetet, pasi forcat e saj vetëm mund të monitorojnë situatën.
“Kemi një rrjedhje tek një sferë e gazit të lëngshëm dhe jemi të detyruar ta ruajmë pasi mund të shpërthejë nga momenti në moment.”
Nëse shpërthen çfarë ndodh?
“Gërdeci i dytë! Është tmerr. Ne nuk kemi mjete për të luftuar zjarrin” thote Jahaj.
Ndërkohë punonjësit e repartit zjarrfikës dhe ata të nënstacionit elektrik të Ballshit iu bashkuan këtë të premte një proteste të naftëtarëve që kërkojnë pagat e prapambetura.
Rreth 800 naftëtarë kërkojnë një zgjidhje nga shteti dhe theksojnë se kompania duhet t’u japë sqarime për të ardhmen e uzinës.
Rafineria e Ballshit e administruar nga një kompani private është mbyllur që në shtator me pretendimin se kompania naftënxjerrëse Bankers Petrolium nuk i furnizon me naftë bruto.
l.h/ dita

Rroga te prapambetura dhe kerma Ramut mban fjalime “gjithe perfshirese” per koncesione te tjera.
Ti perfshijne te gjithe ne varferi, jo vetem naftetaret