Alarmi për mutacionin e ri të koronavirusit në Britani, mblidhen zyrtarët e BE

time

Në Britani, një mutacion i ri i koronavirusit i shfaqur së fundmi dhe kjo gjë ka ngritur alarmin.

Ndërkohë, për këtë arsye zyrtarët e lartë europian kanë zhvilluar një komunikim lidhur me situatën. Presidenti francez Emmanel Macron, i cili është i karantinuar, kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Laien dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan për këtë mutacion të ri të virusit.

Krerët e Francës dhe Gjermanisë dhe krerët e Bashkimit Europian diskutuan çështjen, ndërsa Holanda, Belgjika dhe Italia njoftuan pezullimin e fluturimeve për në Britani

Ndërkohë, Spanja bëri thirrje për një përgjigje të Bashkimit Europian ndaj fluturimeve nga Britania dhe gjithashtu, OBSH ka bërë thirrje për kontrolle më të forta në Europë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *