Alarmi që trondit Gjermaninë: 20 milionë refugjatë do pushtojnë vendin

Dita

20 milionë refugjatë mund të drejtohen drejt Gjermanië brenda vitit 2020, ka deklaruar presidenti i Shoqatës Bavareze të Komunave, Uve Brandl.

Brandl i cili është një prej eksponentëve të lartë kristian­socialistëve bavarezë, aleatë të Angela Merkel, ka deklaruar në Nuremberg pak ditë më parë se do të ketë një vërshim të pabesueshëm drejt Gjermanisë në vitet që vijnë. Bavaria ka qenë kundër lëshimeve të Merkel ndaj refugjatëve dhe Brandl ka ritheksuar pozicionin e tij.

Sipas disa llogaritjeve të thjeshta numri i emigrantëve që po dynden drejt Gjermanisë pritet të katërfishohet shumë shpejt. “Duhet të marrim parasysh edhe shpenzimet e mëdha për emigrantët. Një familje me katër persona ka 1200 euro shpenzime. Bëjini vetë llogaritë nëse do të kemi 5 milionë familje me refugjatë në vend”, tha Brandl. “Nuk bëhet fjalë për racizëm ndaj tyre apo ekstremizëm. Thjesht unë dhe qytetarët gjermanë pyesim nëse është e drejtë të priten kaq shumë refugjatë”, tha Brandl.

“Sipas një llogarie të thjeshtë deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milionë refugjatë. Ata do të sjellin 4 ose 5 persona të afërm në vitin në vazhdim duke pesëfishuar numrin. Nëse kjo gjë do të vazhdojë me këtë ritëm ne do të kemi më shumë se 20 milionë refugjatë brenda vitit 2020”, tha Brandl.

Share This Article
3 Comments
  • Ha ha ha, gjermanet ta gezojne kete dhurate nga breshka Merkel! Nuk ka vlere qe neser kete plake ta varesh nga kembet per rrenim te atdheut! Duhet qe sot te futet ne cmendine bashke me ” mikpritjen ” e saj te marre per afrikane e aziatike. Me planin per te sjelle gjithe llumin e botes ne Europe ajo do kujtohet gjithmone si aksidenti me i math politik ne Europe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *