Dëbora dhe akulli janë gjëja e parë që të vjen në mend kur përmendet Arktiku dhe Siberia.
Por javën e kaluar rajoni në fjalë ka dalë jashtë çdo parashikimi pasi ka regjistruar një valë të nxehti rekord, ku temperaturat kanë kapur vlerën 118 F ( 48 gradë Celsius).
Në Saskylah, një fshat i vogël në veri të Arktikut, temperatura e tokës arriti 89F (31.9 gradë Celsius), më e larta e regjistruar në 85 vjet që nga viti 1936.
Ndërkohë, temperaturat u rritën në një shifër prej 118F (48C) në qytetin Verkhoyansk, temperatura më e lartë e regjistruar në Arktik që nga fillimi i matjeve, ndërsa në Govorovo ato arritën 109F (43C).
Imazhet satelitore të botuara nga Copernicus, programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, treguan se temperaturat tejkaluan më shumë se 95F (35C) të dielën në Siberi, ndërsa rajoni po përjeton një valë të vazhdueshme të nxehtësisë.
Kjo gjë ka shkaktuar shqetësim në radhët e shkencëtarëve në lidhje me atë që po ndodh në planet.
j.l./ dita

118 F=44 Celsius
109 F = 34.5 Celsius
95 F = 32.5 C
@ Martin:
(118 – 32)/1.8 = 47.78 (= 48)
Loni