Fotot e një avioni të ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës kanë bërë “xhiron e rrjetit”.
Dhe rrjeti sjell çudira:
“Në fotografitë e avionit të vogël dallohet se ai është modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë“, shkruan një nga portalet.
“Bëhet fjalë për një avion sportiv, për të cilin sapo ka reaguar edhe policia e Vlorës, duke hedhur poshtë çdo dyshim“, shkruan një tjetër portal
Në fakt bëhet fjalë për karkasën e një avioni tip JJ-7 prodhim kinez, kopje e MiG-21 rus, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri në vitin 1975 dhe kanë dalë nga shërbimi në vitin 2005. Skuadrilja prej 12 avionësh luftarakë të këtij tipi janë quajtur ndryshe dhe si “krenaria e flotës së aviacionit shqiptar”.
Aviatorët më me eksperiencë, për të kaluar nga MIG-19 në MIG21 u është dashur dhe një kurs trajnimi 1 vjeçar në Kinë. Pra MIG 21 nuk është as avion i vogël dhe as sportiv, por një reaktiv i shpejtësisë së lartë i cili është shumë i vështirë për t’u manovruar.
Të gjithë avionët e Flotës Luftarake që kanë dalë nga shërbimi janë nxjerrë në shitje me ankand për qëllime muzeale, turizmi apo për skrap. Për këtë ka një vendim qeverie.
Ndërkohë për mbërritjen e avionit në bregun e Drimadhës policia e Vlorës sqaron:
“Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motor, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos aludohet për gjëra të dyshimta!”
v.l/ Dita

Po mër daku e kapa mesazhin tënd. ..nuk është aspak e nevojshme ta perserisesh 20 herë emrin ‘drimadhe’..
Shteti i shitur shqiptar përpara se të ndryshoj emrin e Dhermiut në ‘Drimadhes’ duhet ti kërkonte autoriteteve greke që edhe ‘Thesprotia’ të quhet Çamëri. .
O te dhjefsha Drimadhes!Jul Cezari e quan Germine 2040 vjet me pare.Hibridet grekofone te shek.XX kane surrat ti ndryshojne emrin 2mije vjecar..
Ka shtet ky vend,apo nuk ka?
Zhaku i merdes ! Emri shqip eshte Dhri madh -hardhi i madh , eshte ne dialektin jugor qe bastardet korfiate te ardhur e deformuat ne Dhermi apo dhe sot keta qe nuk e njohin historine dhe thone Drimadh .
Shqiptari unë nuk jam shumë i librave siç mund të jetë zotëria juaj. ..unë jetoj ne Greqi dhe di që grekët atë zonë e quajnë drimadhë pra në gjuhën greke dhe jo dhërmi siç i themi ne të paktën për periudhën mbas L2B nga lashtësia nuk e di sesi quhej. ..di që grekët qëllimisht thërrasin me emërtimet e tyre shumë vëndbanime të shqipërisë së jugut
Kam vite qe e degjoj kete emer fshati te ri, Drimadhe. Po se ku bie, dreqi e di! Jo per gje, po vete jam nga Dhermiu dhe nuk para kam levizur shume neper Shqiperi, ndaj po pyes, ku dreqin bie kjo Drimadhe!?
Ku i lexon dhe si i lexon o Demo!! Besoj nuk te jane punuar sensoret !!!
Me ate emer Kulufi nga Dhermiu, besoj se ka jalyar plaka jote vetem
Drimadhe Brimadhe Pidhmadhe nuk merret vesh pak rendesi ka.Isha ne Cameri te themi per pashke dhe tekova shume arvanitas e came sebashku qe flisnin me dashuri per Shqiperine.Kjo ka rendesi.
Kush eshte ai idiot lenc gjikuria qe ka ven avionin ne breg, po policia si e lejon ?
Z.shqiptar nuk behet etimologjia me mballoma fjalesh.
Drimadhes eshte nje variant i grekfolesve te sotem per toponimin e lashte Dhermi.Gazetareve te shtirur,te pakulture,pa njohuri gjuhesore u pelqen shume ky variant,u del shkumbe nga goja si schiuma party.
Is a turist attraction.
Mos u merrni me topologjira e budallalleqe, se emrin fshatit ja kane vete banoret e tij.
Edhe ne Cameri nuk kishte Hasana e Sulejmana para 180 vitesh, po ja qe dhe ata ndryshuan llagapet e fene, sipas orekseve te Sulltanit te radhes.
Si ka mundesi qe ka heshtur qytetari dixhital, duhej te mos ulej vigjilenca, pasi ka transportuar drogen, eshte kthyer per pak pushim per te filluar rrugen tjeter ?
Koke rroçkat me uniforme te vlores nuk duhej te konfirmonin gje por direkt ta zhduknin kete plehre nga buza e detit e ti fusnin gjobe dhjarit qe e ka vene aty !