Valixhja e “dyshimtë”, që ishte lënë mëngjesin e së dielës në qendër të Fierit rezultoi të ishte bosh.
Dyshohet se valixhja është lënë në trotuar nga punonjësit e bashkisë që pastrojnë qytetin gjatë natës.
Policia u njoftua rreth orës 10:30 se në lagjen “Apollonia”, në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë vendosën perimetrin e sigurisë në vendngjarje ndërsa forcat xheniere kryen veprimet e mëtejshme.
j.l./ dita
