Alba Malltezi: Berisha na e bleu televizionin pas 21 janarit

Saimir Lleshi

Në përkujtim të ngjarjes së 21 janarit, bashkëshortja e gazetarit italian Carlo Bolino, thotë se në atë kohë, kryeministri Sali Berisha bëri çmos që të mbyllte zërin e medieve.

Një rast sipas saj, ishte blerja e grupit mediatik të News 24 nga njerëz pranë Berishës për të mos lejuar publikimin e videove që tregonin ushtarët e Gardës që qëllonin mbi protestuesit.

“Kohë më pas u mor vesh se publikimi i videove nga News24, që tregonin njëkohësisht përgjegjësitë penale të Gardës, përgjegjësitë politike të qeverisë dhe të pavërtetat e Sali Berishës, i cili kishte tentuar të inkriminonte Edi Ramën dhe organizatorët e protestës, duke i akuzuar për vrasjet, shtyu pikërisht Berishën dhe njerëzit e tij të mbështesnin ndryshimin e pronësisë së atij grupi editorial, të cilin nuk kishte mundur ta kontrollonte asnjëherë, dhe as t’i mbyllte gojën.

Në pak javë, një biznesmen afër Partisë Demokratike dha 6 milionë euro që u kërkuan për shitjen nga pronarët italianë që jetonin në Siçili dhe më 11 maj 2011, saktësisht 4 muaj pas 21 Janarit, ai zë i shtypit të lirë kaloi nën kontrollin e PD-së”, shkruan Alba Malltezi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *