Gazetarja Alba Malltezi ditën e djeshme, nëpërmjet një statusi në Facebook ka vlerësuar kopertinën e “Ditës” dhe këtë gjë e ka ndarë më të gjithë miqtë në rrjetin social. Në ditët e sotme zor se gjen njerëz që të thonë një fjalë të mirë hapur, por ja që Alba nuk ngurron. “Do të doja që këtë shkrim brilant që ka bërë gazeta Dita sot për Henri Çilin dhe fenomenin Çili në Shqipëri ta kishim bërë ne, por jam e lumtur që ka të tjerë kolegë që mendojnë njësoj. Dua që ta lexojë ndonjë mik e mikeshë e imja që mendon se Henri Çili apo çilëra të tjerë në Shqipëri “janë bërë vetë…”. Jo! Henri Çili apo të tjerë çilëra janë thjesht rezultati “furbo” i tapetizimit total ndaj politikës së radhës.
“Suksesi” i tyre nuk është rezultati i punës, profesionalizmit, përkushtimit, seriozitetit, djersës… Vetëm kur shoqëria shqiptare të distancohet nga “admirimi” ndaj çilërisë, që ne si vend prodhojmë me shumicë, atëherë mund të them se PO kemi shpresë për përmirësim”- shkruan gazetarja Malltezi.

Plasi ne Kucove!T ka faje lulka mo,te ka faj!!??
Haha cileria.d.m th kurveria
Sigurisht qe eshte per t’u lavderuar stafi i gazetes “Dita” jo vetem per kurajon por per profesionalizmin e secilit.Ai qe ben karikaturat eshte nje talent me vete,shpresoj t’a vleresojne jo vetem me fjale por dhe materialisht ashtu siç e meriton!Si thote Sajmiri :bravo çuna!
Alba [ne mos gaboj] ka pasur nje rubrike te lezetshme “periferike” pastaj u zhduk dhe su degjua me. Di gje kush, se per cilen gazete punon sot?
me sa duket ti qe pyet per rubriken “Periferi” te Albes..te ka rene ndonjehere rastesisht ne dore gazeta ku ajo shkruan..e se ke pas haberin se cila gazete ka qene..ose e ke gjetur ne ndonje dhome tualeti e ke mbaruar pune me te..hap gazeten shqiptarja.com dhe e gjen alben atje..alba eshte gazetare pikante e nuk i perket kategorise se cilerise..eshte gazetare me kembe ne toke..pale u tallke dhe me alben ti..medioker..