Alban Hoxha po mbyll një sezon fantastik me Partizanin në aspektin personal. Pavarësisht se të kuqtë nuk arritën të fitonin asnjë trofe, thyerja e rekordit të Bujar Gogunjës me 1084 minuta pa pësuar gol, si grumbullimi në Kombëtare nga Gianni De Biasi, e bëjnë sezonin e 27-vjeçarit tepër të suksesshëm. Kontrata e tij me Partizanit përfundon me mbylljen e kampionatit, por për shkak të një dëmtimi, që nuk e lejon të aktivizohet me Elbasanin, Hoxha mund të mos veshë me fanellën e kuqe.
Pavarësisht mungesës së titullit, pjesëmarrja në Europa League, sipas Hoxhës sezoni i 15 herë kampionëve të Shqipërisë nuk mund të quhet i dështuar: “Për mua ka qenë një sezon shumë i suksesshëm.
Theva rekordin e minutave pa pësuar gol si dhe u grumbullova në Kombëtare. E nisëm sezoni me objektiva madhorë dhe për disa gabime të vogla, nuk mundën ta fitonim titullin. Gjithsesi pjesëmarrja në Europë e bën të suksesshëm sezonin e Partizanit”.
Por cila do të jetë e ardhmja e Hoxhës? Mësohet se për shërbimet e tij ka patur oferta nga Kroacia dhe Austria, por vetë portieri i Partizanit nuk flet emra konkretë: “Të them të drejtën kam patur oferta, por nuk mund të flas më shumë se nuk janë konkrete. Menaxheri im është në fazën e bisedimeve dhe do të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme”.
Një portier i spikatur në Superiore dhe me kontratë drejt skadimit, nuk mund t’i shpëtojë interesimit të klubeve të tjera elitare shqiptare. “Edhe në Shqipëri janë dy klube të rëndësishme që më kërkojnë, por për mua zgjedhja e parë mbetet Partizanit”, pranon portieri i të kuqve.
Edhe pse duket larg Partizanit, Alban Hoxha nuk e përjashton mundësinë e rinovimit të kontratës me të kuqtë, qoftë edhe për Kupat e Europës.

Ketij djaloshi i duhet thene miqesisht qe te mos e kete mendjen tek rekordet personale, por te ngreje akoma me shume nivelin profesional te lojes se tij. Sepse, u pa qe, sapo arriti thyerjen e rekordit te Gogunjes, ka pesuar gola “femijesh”.