Prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani, duket të jetë e pakënaqur dhe e nervozuar me policët e trafikut të Tiranës. Osmanit i është dashur të presë në trafik rreth 20 minuta, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak, çka ka shtyrë prezantuesen të shpërthejë me shprehje banale kundrejt policëve.
“Vini re, vini re policët e trafikut të 21 dhjetori janë koqe kanari! Kaq kisha ndërkohë që kaluan 3 semaforë jeshile dhe unë pres krahun e këtij zotërisë me uniformë të hapë rrugën. Ka 20 minuta që dirigjon dynjanë prapëseprapthi”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Pas botimit të këtij lajmi në Facebook Spy në Dita print, Albana ka telefonuar dhe ka sqaruar se postimin e ka bërë personi që menaxhon faqen dhe jo ajo vetë… Epo, gjysma e të keqes

Kjo çupa nuk është tjetër veçse një rrugaçe ordinere, nëse përdor të tilla fjalë ndaj personave që për mendimin tim ushtrojnë një nga profesionet më të vështira në Shqipëri, në mos më i vështiri. Janë aty në borë, në shi, në erë në acar, në vapën mbytëse të verës shqiptare, kur temperaturat shkojnë edhe 40⁰C (Kur ajri është 40⁰C, në mes të udhëkryqit me një trafik të stërrënduar temperatura shkon edhe 60⁰C e më tepër!). E për çfarë? Për një rrogë qesharake, që shumë prej atyre hajvanëve, të cilët koha e çartur që po kalon Shqipëria i ka nxjerrë si tapat mbi ujë, – siç është edhe kjo budallaçkë ekrani, – i marrin në pak ditë.
O njerëz, vetë fakti që atyre u duhet të drejtojnë këtë sharlatane në trafik tregon sesa të vështirë e kanë punën ata të shkretë. Me këtë nuk dua të them se të gjithë janë të aftë njësoj, po kjo nuk do të thotë duhen sharë me libër shtëpie. Personalisht kam pasur ndalime dhe kam marrë edhe gjoba tendencioze nga ndonjë polic i pandërgjegjshëm, por assesi nuk ma largojnë këto gjëra respektin që kam për këta heronj, që çdo ditë na lehtësojnë jetën në këtë trafik të çartur, kur na duhet të ndajmë rrugën edhe me trutharë të tillë si kjo zonja.
Prezantuese qe nuk me pelqen, kot fare eshte pa pik plastike ne fytyre, me te trasha ka kofshet se shpatullat. Kush e di si i duket vetja! Femer “vip” me fjalor te rralle, “per t’u marre shembull”.
ah..po une ja fal Albanes….eshte seksi apo jo? te ftoj albana te “abuzosh” me mua gjithashtu…ta kthejme dhimbjen ne “force” ..:)
maloke!
Tropojane