Meta prezanton Albana Shtyllën: Ligje të mira, etikë në Kuvend, transparencë

anazapta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta prezantoi sot para punonjësve të Institucionit, Sekretaren e re të Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla. Gjatë prezantimit,  Meta evidentoi eksperiencën 21 vjeçare të Shtyllës në shërbim të administratës publike, duke veçuar fillimin e karrierës së saj në Kuvend, rolin e saj si Drejtoreshë në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtore e Kabinetit të Avokatit të Popullit, Drejtoreshë Juridike në Ministrinë e Punës si dhe detyrën e saj si Anëtare e KQZ së fundmi. Kryetari i Kuvendit shprehu besimin në kapacitetet e saj të plota për të forcuar profesionalizmin, integritetin dhe efikasitetin e punës së personelit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit kërkoi nga stafi i dikasterit që “etika dhe korrektesa në shërbimin ndaj deputetëve, por edhe në komunikim e brendshëm, duhet udhëheqë gjithë punën dhe veprimtarinë e të gjithë administratës së Kuvendit”. Meta shtoi se bindjet politike nuk kanë vend dhe nuk duhet të ndikojnë në kryerjen e detyrave të administratës së Kuvendit, e cila “duhet të bëhet shembulli i aftësisë dhe profesionalizmit për të gjithë pjesën tjetër të administratës publike”.

Në fjalën e saj, Sekretarja e Përgjithshme Albana Shtylla vuri theksin tek  ofrimi i një shërbimi sa më cilësor në Kuvendin e Shqipërisë:  “Ligje të mira dhe transparencë…  Transparencë përsa i përket financave dhe gjithë veprimtarisë që kryhet nga njësia bazë e Kuvendit deri në veprimtaritë më të larta”, – tha Shtylla.

 

Share This Article
2 Comments
  • Ja psh kjo Shtylla ka experience pune _

    -Kjo eshte tamam per ta vendos drejtuese , dhe duket njeriu qe ne pamje te pare qe eshte shume I sigurte ne vet vete . Tregues I kopetences ne pune

    Bravo Meta !
    E regulloi shenjestren, se para ca kohe emeroi ne nje post drejtues nje vajze te re fare qe ishte skandal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *