Anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sqaron per gazeten DITA situatën e cila ndodhi dje në institucionin që administron zgjedhjet në lidhje me ndarjen e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve. Albana Shtylla thotë se anëtarët e mazhorancës në komision kanë shkelur kodin zgjedhor pasi nuk mund të ketë ZAZ me më pak se 60 mijë zgjedhës. Më poshtë intervista botuar sot ne numrin print ne DITA me anëtaren e KQZ-së:
Zonja Shtylla, KQZ vendosi të rrëzojë projekt-aktin për ngritjen e 100 Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve. Kush dhe kur u paraqit projekt-akti në administratën e KQZ-së?
Projektakti i paraqitur per diskutim ne mbledhjen e dates 21.12.2012, pra ai me 89 zona te administrimit zgjedhor (ZAZ), eshte paraqitur nga administrata e KQZ, bazuar ne nje urdher te Kryetares se KQZ, ashtu siç edhe u pranua nga Sekretaria e Pergjithshme e KQZ gjate zhvillimit te mbledhjes se sotme. Deshiroj te sqaroj se KQZ prej dates 5 dhjetor 2012, kishte filluar nje proces shqyrtimi dhe diskutimi administrativ, te nje projektakti me 76 ZAZ, te paraqitur po nga administrata e KQZ, ne ditet e fundit te muajit nentor. Ne mbledhjet e KQZ, te cilat u zhvilluan ne datat 5 dhe 7 dhjetor 2012, u relatua ky projektakt (me 76 ZAZ) nga punonjesit e administrates se KQZ, duke theksuar se ai eshte ne perputhje me kriteret ligjore qe parashikon neni 27 i Kodit Zgjedhor, percaktime keto qe gjenden edhe ne relacionin shoqerues te tij. Ne mbledhjen e fundit, bazuar ne kerkesen e paraqitur nga perfaqesuesi i PD ne KQZ, u vendos shtyrja e miratimit te ndarjes se ZAZ-ve me qellim arritjen e nje konsensusi nga perfaqesuesit e PD dhe PS ne KQZ, mbi projektaktin qe po diskutohej. Theksoj, se ne asnje moment KQZ ne mbledhjen e fundit, nuk mori vendim per shtyrjen e saj me qellim paraqitjen e nje projektakti te ri nga administrata, pasi trupa tashme ishte perfshire ne shqyrtim administrativ te nje projektakti tjeter (atij me 76 ZAZ). Kodi Zgjedhor ne asnje dispozite te tij nuk parashikon mundesine e paraqitjes se nje projektakti te ri nga administrata, gjate shqyrtimit administrativ ne KQZ, pra kur ajo ka filluar diskutimin, pervec rasteve kur nje gje e tille eshte urdheruar prej KQZ, me vendim te saj. Veprimi ne menyre te njeanshme nga administrata e KQZ dhe Kryetarja e saj, eshte i jashteligjshem, absurd dhe dukshem i anshem. Nje veprim i tille nese do te transpozohej ne nje procedure gjyqesore, do te ishte gjithashtu joligjor dhe alogjik, pasi imagjinoni, sikur nje trup gjyqesore te jete duke diskutuar mbi nje projektvendim, gjate shqyrtimit qe ben per nje çeshtje ne dhomen keshillimore, dhe nderkohe ne seancen gjyqesore, sekretarja/ndihmesit e trupes, te paraqesin nje projektvendim te ri, ndryshe nga ai i cili eshte diskutuar deri ne ate moment. Kuptohet qe nje veprim i tille do te ishte i jashteligjshem dhe absurd, pasi nuk eshte administrata gjyqesore (dhe ne kete rast administrata e KQZ dhe Kryetarja) ajo qe vendos per permbajtjen e vendimit, por trupa gjykuese.
Pra, sa theksova me siper, propozimi sot i nje projektakti te ri nga administrata e KQZ, sipas urdherimeve te Kryetares se KQZ, eshte plotesisht ne kapercim te kompetencave qe i njeh asaj Kodi Zgjedhor, por tregon njekohesisht edhe veprimin ne menyre te njeanshme dhe jo sipas ligjit te nepunesve civile te administrates se KQZ. Ne fakt, koincidenca ne numrin e ZAZ-ve (89) qe perfaqesuesi i PD ne KQZ, i ka kerkuar si numer konsensusi perfaqesuesit te PS ne KQZ (sipas pohimit qe ky i fundit beri ne mbledhjen e sotme te KQZ), nuk besoj se eshte e rastesishme. Per me teper, qe administrata e KQZ, deri dje ne mengjes nuk kishte paraqitur asnje material qe te bente te mendoje qe do te kishim nje projektakt te ri. Mendoni, ndarja e re me 89 ZAZ eshte bere me nje te rene te lapsit per kater ore, pavaresisht se per nje projektakt te tille, ne te cilin vleresohen njeheresh disa kritere ligjore (perfshire edhe ato te kompaktesise territoriale, vazhdimesise administrative etj), kerkohet studim dhe vemendje maksimale.
Pse KQZ vendosi të merrte në konsideratë propozimin e PD-së?
Marrja ne konsiderate e propozimit te PD, eshte nje procedure normale e mbledhjeve te KQZ, pasi perfaqesuesit e partive politike ne KQZ, por edhe vete anetaret e KQZ kane te drejte te bejne propozime per ndryshime ne projektkakt. Me duhet te them qe propozimi i perfaqesuesit te PD per 100 ZAZ ishte ne kundershtim me Kodin Zgjedhor, pasi kerkonte qe te ndante ne me shume se nje ZAZ, rrethet qe kishin me pak se 60 mije zgjedhes (nderkohe qe Kodi ka percaktuar si kufi, qe ndahen rrethet me me shume se 60 mije zgjedhes), si dhe njesite bashkiake te Tiranes, per te cilat Kodi ne menyre eksplicite shprehet, se perbejne nje ZAZ te vetme.
PS kërkoi ngritjen e 76 ZAZ-ve, cila është arsyeja qe u quajt i jashtëligjshëm ky propozim dhe sa do të jeni numri i ZAZ-ve në gjithë vendin për zgjedhjet e 23 qershorit?
Deshiroj te sqaroj qe nuk ishte PS, ajo qe kerkoi ngritjen e 76 ZAZ-ve, por projektkakti per kete ndarje ishte pergatitur nga administrata e KQZ dhe ishte perfshire ne shqyrtim te KQZ prej dates 5 dhjetor 2012.
Projektakti per 76 ZAZ ishte ne perputhje te plote me kriteret qe parashikon neni 27 i Kodit Zgjedhor, sipas te cilit:
–ndahen ne me shume se nje ZAZ (duke e lene ne vleresimin e KQZ ndarjen ne 2 apo me shume ZAZ), rrethet qe kane me shume se 60 mije zgjedhes me te drejte vote,
–ndahen si ZAZ me vete, bashkite qe kane me shume se 30 mije zgjedhes, por rrethi i te cileve ka me shume se 60 mije zgjedhes,
–mund te ndahen ne dy apo me shume ZAZ, bashkite qe kane me shume se 80 mije zgjedhes, pra Kodi e ka lene ne vleresimin e KQZ mundesine e ndarjen ose jo te tyre.
Projektakti qe propozonte 76 ZAZ, kishte bere nje ndarje te rretheve dhe bashkive ne ZAZ, ne perputhje te plote me parashikimet e sipercituara te Kodit Zgjedhor. Per t’jua ilustruar me nje shembull, po ju tregoj ndarjen qe i eshte bere ne kete projekt rrethit te Beratit, i cili ka me shume se 60 mije zgjedhes. Ky rreth eshte ndare ne dy ZAZ (duke shtuar nje ZAZ nga viti 2009), pra me shume se nje ZAZ, siç parashikon edhe Kodi. Nderkohe qyteti i Beratit qe ka me shume se 30 mije zgjedhes, eshte i ndare si ZAZ me vete.
Duke qene se kishim nje projektakt i cili si proceduralisht, por edhe brendine e permbajtjes se tij, ishte ne perputhje te plote me ligjin, ne dy anetare te KQZ (Biba dhe Shtylla), votuam pro variantit per ndarjen me 75 ZAZ, duke zbritur nga variantin me 76 ZAZ, nje ZAZ ne rrethin e Fierit. Per kete te fundit, meqenese ligji ka parashikuar zbatimin e teknologjise per numerimin elektronik te votave, argumenti per shtimin e ZAZ-ve ekziztuese per numerim te shpejte te votave binte.
Sipas nenit 180 te Kodit Zgjedhor, ndarja e miratuar me Kodin Zgjedhor te vitit 2009, pra 66 ZAZ, do te jete ne fuqi deri sa KQZ te vendose sipas kritereve te parashikuara ne nenin 27 te Kodit Zgjedhor. Pra referuar kesaj dispozite, ka nje ndarje te ZAZ-ve e cila eshte ne fuqi dhe me te cilen mund te veprohet, deri ne nje vendimarrje te re te KQZ sipas nenit 27 te Kodit.
Duke iu referuar zgjedhjeve të shkuara dhe vonesave që ndodhën gjatë numërimit mendoni se 66 ZAZ janë pak?
Argumenti i dhene sot, nga nje pjese e kolegeve, se ndarja ne shume ZAZ, shpejton procesin e numerimit te votave eshte abuziv.
Se pari ndryshimet e miratuara ne Kodin Zgjedhor, ne vitin 2012, kane zgjatur periudhen e shpalljes se rezultatit zgjedhor, dhe se dyti kane thjeshtuar procesin e numerimit te votave, duke e fokusuar ate vetem ne numerimin e fleteve ne kutite e votimit, dhe jo edhe ne hapjen e kutive te materialeve zgjedhore, ashtu siç parashikonte Kodi para ketyre ndryshimeve.
Keto ndryshime vleresoj se kane lehtesuar, por edhe reduktuar ndjeshem punen, gjate procesit te numerimit te votave ne vendet e numerimit te tyre.
Gjithashtu nje element tjeter qe parashikon Kodi, ne funksion te qellimit numerimit te shpejte te votave, jane edhe numri i tavolinave te numerimit ne vendet e numerimit. Sipas nenit 94 te Kodit, çdo vend numerimi mund te kete jo me pak se 5 dhe deri ne 10 tavolina numerimi. Eshte ne kompetencen e KQZ, po sipas nenit 94 te Kodit, qe te percaktoje me akt normativ numrin e tavolinave te numerimit per çdo vend numerimi. Ne baze te informacionit te dhene edhe nga administrata e KQZ, numri maksimal i tavolinave te numerimit (10 tavolina), ne zgjedhjet e meparshme eshte praktikuar ne pak raste. Duke qene se ligji e ka parashikuar mundesine e rritjes se numri te tavolinave te numerimit, atehere KQZ me vendim te saj, e ka plotesisht te mundur qe te rise kete numer, duke ndikuar keshtu drejperdrejt ne shpejtimin e numerimit te votave. Ne kete menyre edhe ngarkesa e grupeve te numerimit per çdo tavoline numerimi do te jete me e vogel, duke arritur ne nxjerrjen e rezultatit brenda afateve te parashikuara ne Kod. Gjithashtu lidhur me kete çeshtje, mendoj se vonesa ne numerimin e votave, nuk eshte e lidhur me numrin e vendeve te numerimit apo ngarkesen e grupeve te numerimit te votave, por me vullnetin e subjekteve zgjedhore te perfshira ne proces dhe perfaqesuesve te tyre ne keto grupe, per zbatimin e ligjit.
Paralelisht me ndarjen e ZAZ-ve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është në proces dhe ndarja e mandateve sipas qarqeve. Me kaq vonesa duket se procesi zgjedhor do të ketë probleme që në nisje? Përse janë shkelur afatet?
Çeshtja e ndarjes se mandateve, eshte nje ceshtje gjithashtu shume e diskutuar, ku tre anetare te KQZ (Biba, Shtylla dhe Jani) jane penguar ne ushtrimin e kompetences se tyre ligjore, per te mbikqyrur procesin parazgjedhor (sipas nenit 21, pika 3 e Kodit), dhe konkretisht marjen e informacionit per numrin e popullsise dhe shtimin e saj ne disa komuna te Qarkut Kukes. Vleresoj se procesi zgjedhor qe ne pikenisjen e tij, duhet te jete sa me transparent dhe i besueshem per te gjithe aktoret dhe palet e perfshire ne te. Njekohesisht jo me pak rendesi, ne kete vendimarrje te KQZ, eshte edhe shmangia e çdo veprim abuziv i cili do te shkelte nje nga parimet me te rendesishme te sanksionuar edhe ne Kodin Zgjedhor, ate te fuqise se barabarte te votes per çdo shtetas. Mbi sa me siper mendoj se ishte i domosdoshem dhe plotesisht ne perputhje me ligjin, dergimi nga Ministria e Brendshme i informacionit te kerkuar nga tre anetaret KQZ. Tashme, ne tre anetaret e KQZ kemi depozituar mendimin tone kunder, bashkengjitur aktit absurd dhe absolutisht te pavlefshem, te zbardhur dhe te sjelle per t’u firmosur nga administrata e KQZ (pavaresisht diskutimeve dhe vendimarrjes se KQZ, te cilat jane te dokumentuara ne procesverbalin e mbledhjes). Mendoj qe kjo çeshtje, pra ndarja e mandateve, do te zgjidhet nga KQZ ne perputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, nderkohe qe Kuvendi, sipas Kodit, ka mundesine miratimit te ndarjes se mandateve, jo me vone se data 7 mars 2013.
Nje problem serioz dhe teper shqetesues eshte vonesa ne implementimin e tekonologjise se informacionit, per numerimin e votave ne qarkun e Fierit, por edhe per identifikimin e zgjedhesve ne qarkun e Tiranes. Vazhdimisht ne mbledhjet qe KQZ ka zhvilluar me grupin e punes te ngritur per kete qellim, eshte kerkuar zbatimi i Kodit dhe afateve te parashikuara ne te per perfundimin e procedurave te prokurimit, per zbatimin e ketyre teknologjive. Kodi kishte parashikuar si afat per permbylljen e procedures se prokurimit, daten 23 dhjetor, dhe ende administrata e KQZ nuk ka filluar kete procedure. Vleresoj se mberritja ne kete situate, eshte si rrjedhoje, e vonesave dhe zgjatjeve te pashpjegueshme per dergimin e mendimeve lidhur me specifikimet teknike (te pergatitura nga administrata e KQZ), nga perfaqesuesit e Ministrise se Brendshme (kjo e detyrueshme sipas Kodit) dhe te Agjencise Kombetare per Shoqerine e Informacionit, por edhe per shkak te apatise dhe mungeses se kompetences ne administraten e KQZ per percaktimin e procedurave te prokurimit. Pavaresisht ngritjes se vazhdueshme te shqetesimit, kembenguljes time dhe te kolegeve te tjere te KQZ, qe administrata ne perputhje me Kodin dhe legjislacionin e prokurimeve, te veproje ne kohe per zbatimin e kesaj teknologjie, ende nuk kemi asnje rezultat qe te na çoje ne kryerjen e procedurave per kete çeshtje.
Vleresoj, dhe e kam theksuar edhe ne takimet e zhvilluara ne KQZ, se per zbatimin e detyrimeve qe parashikon Kodi, per kete çeshtje, por edhe per te tjera per te cilat duhet te kete nje vendimarrje gjate periudhes zgjedhore, eshte e nevojshme dhe e domosdoshme qe ne administraten e KQZ, te kete nje organizim dhe angazhim maksimal, i cili duhet thene se deri tani nuk eshte ne nivelin e duhur.