Albano në dasmën e vajzës së Topit

Bledar Lumani

Këtë të shtunë vajza e ish-presidentit Bamir Topi, Nada do të zhvillojë ceremoninë e martesës me Gurten Papulin, ku mes 400 të ftuarve do të ketë dhe një të ftuar special, këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi.

Këngëtari Albano Carrisi ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë, mes mpenjimeve të shumta në këtë sezon vere, i cili do t’ju falë kënaqësinë të ftuarve me zërin e tij brilant, raporton Ora News.

Familja Topi ka nisur dasmën me një darkë organizuar në një nga hotelet e Tiranës ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të fushave të ndryshme si Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Roza Anagosti etj dhe atmosfera është ndezur akoma më shumë me këngët e mrekullueshme të Irini Qirjakos.

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *