Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi më në fund ka sheshuar problemet me ish-bashkëshorten e tij Romina dhe më 5 gusht do të performojnë së bashku në një koncert, bëjnë të ditur mediat italiane.“Do të këndojmë këngën “Felicita” sepse sot ka një sens, pasi tensioni midis nesh është venitur. Gruaja që më bëri një luftë absurde tashmë i ka ulur shpatat. Atmosfera në të cilën ndodhem është e shëndetshme, e qetë çka i bën mirë shpirtit dhe zemrës time. Fëmijët janë të lumtur dhe pasi tashmë ajo tek unë nuk shikon një armik dhe unë tek Romina nuk shikoj një armike”, është shprehur këngëtari. Albano ka qenë i ftuar special në dasmën e vajzës së ish-presidentit Bamir Topi, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar.

….me lot…paska qene ne dasmen e vajzes te Bamirit…
edhe ky toc kuklle………….
Albano dhe Romina,kane qene qifti me I famshem italjan dhe boterore.Jeta e tyre e perbashket ka qene ideale.Secila kenge e tyre ka qene HIT.
Ne shqipetaret,i duam dhe I adhurojme shume.
Ju deshiroj jete te gjate dhe gjithe te mirat e kesaj bote.