Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, flet për zgjedhjet e ardhshme, duke bërë një parashikim mbi ndryshimin e ekuilibrave pas 23 qershorit. Ish-kryebashkiaku i PD-së thotë në një intervistë për “Shqip” se FRD mund të marrë në zgjdhjet e ardhshme 2-3 deputetë.
“Mendoj se kjo parti do të ketë ndikim, po jo aq të madh, sa të dëmtojë ndjeshëm PD-në. Mendoj se FRD do të marrë në këto zgjedhje 2-3 deputetë. Këto vota partia e ish- presidentit Topi do i marrë nga radhët e elektoratit të PD-së dhe atij të djathtë”, thotë Brojka.
Por sipas tij, zgjedhjet e qershorit do të jenë të tensionuara. Në lidhje me qeverinë “Berisha”, ai thotë se është konsumuar tashmë.
“Kemi një qeverisje që në njëfarë mase ka punuar, por është e konsumuar,” thotë ai.
Brojka komenton edhe rikthimin e Selamit në gjirin e PD-së, duke e vlerësuar si figurë të pakonsumuar, por që do të ngjallë xhelozi brenda radhëve të demokratëve. “Për mendimin tim ka bërë mirë që ka afruar një figurë të tillë. Selami është një prej figurave të pakonsumuara, një nga të paktët që ka mbetur në PD si i tillë. Xhelozia është e natyrshme.Të ketë njerëz që ta duan ose jo Selamin në PD, këto janë normale në një parti ku mendimi ndryshe është i hapur, sikurse edhe afrime të tilla janë normale”.
Ndërsa në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi të tij me PD-në, Brojka thotë se nuk ka asnjë dëshirë të madhe të afrohet, kur të tjerët nuk e afrojnë.
Shikoni kush eshte me Berishen !?Te gjithe te inkriminuar,ish sigurimsa,hajdute,genjeshtare te shkeputur komlet nga realiteti!Selami eshte nje prej tyre.Nuk eshte turp ketu ne Amerike,por turp eshte te rikthehesh tek Berisha.Berisha dhe PD kane shteruar s’kane asnje ide se si mund te regullohet Shqiperiapor,flasin vetem per suksese.Po ku jane keto arritje ?! Saliu dhe klani i tij duhet te mendojne si te shpetojne koken dhe familjet e tyre.A ju kujtohet Nano?!!
E para qe do te shikoje me xhelozi ardhjen e Eduard Selamit ne radhet e PD-se , eshte Jozefina Topalli . Thuaj se ja ka marre mendimin Sali Berisha Jozefines,para se t’i bente kete oferte per te ftuarin e ri , pas gjeneral Imamit dhe Genc Pollos !!!!