Albert Nikolla: Veliaj, njeriu i duhur për Tiranën

redaktor

Vijnë reagimet e para nga intelektualët në mbështetje të kandidaturës së Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Një prej tyre është profesori i filozofisë Albert Nikolla, i cili e konsideron kandidimin e ministrit të Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë për postin e kreut të Bashkisë së Kryeqytetit si një vendim të duhur dhe që përfaqëson një mundësi të mirë për Tiranën.

“Erion Veliaj është zgjedhja e duhur për Tiranën. Një politikan i ri jashtë skemave tribale që prodhojnë politikanë artificialë, që e kanë të vështirë të jenë vetvetja. Ai përfaqëson një mundësi reale për një vizion europian të Tiranës”, shkruan Nikolla në një postim në rrjetin social Facebook, i cili njihet si njeri me bindje të djathta.

Më tej, ai vlerëson te kandidatura e Veliajt anën njerëzore të tij dhe frymën e re që ai sjell në këtë garë. “Erion Veliaj ka patur përherë, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, një vëmendje thelbësore ndaj personit njerëzor që është bash thelbi i politikës. Çdo veprim politik që lë në harresë dinjitetin e personit dhe të mirën e përbashkët është i destinuar të humbasë, për këtë arsye përfshirja e Veliajt në zgjedhjet për Tiranën është rikthim tek politika autentike në këtë bashki. Frymë e re për një frymëzim të ri! Suksese për fitoren e sigurtë!”, e mbyll mesazhin e tij akademiku Nikolla.

Share This Article
12 Comments
      • E djathta deshtoi te qeverise Tiranen ne keto kater vite. Kryetari aktual zhgenjeu teresisht ne ate ç’ka prisnin qytetaret e Tiranes. Ka ardhur koha qe ne krye te bashkise te vihet nje drejtues i afte e me vizion. I tille eshte edhe z. Veliaj.

    • Erion Veliaj
      – kreu reformen ne pensione, skema e se cilave ishte ne prag kolapsi
      – u realizua demshperblimi i ish- te perndjekurve politike
      – hartoi ligjin per hapjen e dosjeve te diktatures
      – ktheu ne trend arsimin profesional duke i meshuar fort kesaj ideje.
      Prova keto qe japin shprese qe Erioni te jete i suksesshem edhe ne drejtimin e Bashkise se Tiranes.

    • Tirana me ne fund do kete nje kryebashkiak te cilin nuk e pati per 4 vite rresht.
      Veliaj eshte kandidatura e duhur per te qeverisur Tiranen. Bashkia e Tiranes ka nevoje te udhehiqet nga nje menaxher i zoti pasi eshte bashki me pergjegjesi, Erion Veliaj eshte njeriu adapt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *