Albin Kurti, akuza PDK-së: Krizën e vet po e transformon në institucionet e shtetit

DITA Online

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur një mori akuzash në drejtim të PDK-së mbi krizën politike në vend.

Kurti thotë, se 11 qershori e ka zbritur PDK-në në pikën e saj më të ulët historikisht dhe se kjo parti po synon që krizën e partisë, ta transformojë në krizë institucionale.

“Kriza e kësaj partie po synon të bëhet krizë institucionale. Krizën e PDK-së si parti po orvaten t`a transformojnë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik”, ka shkruar ai në Faceboook.

 

Qytetarët, sipas tij, duan një shtet për të qenë, një shtet të mirëqenies, ndërsa thotë se Kosova nuk do të ndalet prej një partie në krizë e prej krizës së saj.

Share This Article
1 Comment
  • O albin kurti,nese do te kishte shtet ligjore Kosova Martire ju sot do te ishit tuj vuajtur denimin ne burg si fundamentalist islamk dhe si nxites te protestave te dhunshme,pa harruar se ju mbetet nje mize kali ne bythet e jashteqitjes serbo-kosovare, Mjaft me.ne moralin tuaj eshte te shporreni nga politika, dhe jo te kerkoni te beheni krieministri i Kosoves, i asaj Kosove qe ne shumice i tha MJAFT ME politikes, kesaj politike te pa ngopur ne leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda jashteqitjes serbo-kosovre,te denoncuara me ze,figure, dhe deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe medjatike.Me politiken tende o mizekali,nuke shkon dot as ne WC,se mundesite jane qe te biesh brenda.Fitorja juaj permblidhet me pak fjalen;te dhier,por krenare,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *